Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

BËJ DISHEPUJ

MËSIMI 10

Angazhim

Angazhim

Parimi: «Ishim të vendosur t’ju jepnim jo vetëm lajmin e mirë të Perëndisë, por edhe vetë shpirtin tonë, sepse na u bëtë shumë të dashur.» —1 Sel. 2:8.

Çfarë bëri Jezui?

1. Shih VIDEON ose lexo Gjonin 3:1, 2. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1.    Cila mund të ishte arsyeja pse Nikodemi zgjodhi të shkonte te Jezui natën?—Shih Gjonin 12:42, 43.

  2.   Duke e mirëpritur Nikodemin natën, si tregoi Jezui se ishte i vendosur të bënte dishepuj?

Çfarë mësojmë nga Jezui?

2. Tregojmë se i duam njerëzit duke u angazhuar plotësisht për t’i ndihmuar të bëhen dishepuj.

Imito Jezuin

3. Bëjeni studimin në një orar dhe vend të përshtatshëm për studentin. Ai mund të preferojë një ditë ose një orar specifik. A do të ndihej më rehat ta bënte studimin në vendin e punës, në shtëpinë e vet apo në një ambient publik? Po të jetë e mundur, përshtate programin që të studioni kur i leverdis atij.

4. Studioni rregullisht. Nëse nuk do të jesh për ca kohë, mos e anulo seancën e studimit. Në vend të kësaj, mendo për këto mundësi:

  1.    A mund ta drejtosh studimin një ditë tjetër të javës?

  2.   A mund ta drejtosh studimin me telefon ose videokonferencë?

  3.   A mund t’i kërkosh një lajmëtari tjetër ta drejtojë studimin?

5. Lutu për të pasur qëndrimin e duhur. Lutju Jehovait të të ndihmojë që të mos heqësh dorë nga studenti yt, edhe nëse ai nuk studion rregullisht ose nuk i zbaton menjëherë këshillat e Biblës. (Filip. 2:13) Ka shumë të ngjarë që studenti të ketë plot cilësi të mira; lutju Jehovait të të ndihmojë të përqendrohesh tek ato.