Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

SHTOJCA A

Të vërteta që na e do zemra t’i mësojmë

Të vërteta që na e do zemra t’i mësojmë

Jezui tha se njerëzit me zemër të sinqertë do ta dallonin tingullin e së vërtetës. (Gjon. 10:4, 27) Ndaj sa herë bisedojmë me njerëzit, duam t’u tregojmë të vërteta të thjeshta nga Bibla. Përpiqu ta drejtosh bisedën te një e vërtetë duke pyetur: «A e di se . . . ?» ose «A e ke dëgjuar se . . . ?» Pastaj përdor një ose disa shkrime që ta shpjegosh atë të vërtetë. Mjafton t’i tregosh dikujt një të vërtetë të thjeshtë nga Bibla, e kështu mund t’i mbjellësh një farë në zemër. E Perëndia mund ta rritë këtë farë!—1 Kor. 3:6, 7.

 E ARDHMJA

  1. 1.  Ngjarjet e sotme dhe sjellja e njerëzve tregojnë se është afër një ndryshim.—Mat. 24:3, 7, 8; Luka 21:10, 11; 2 Tim. 3:1-5.

  2. 2. Toka nuk do të shkatërrohet kurrë.—Psal. 104:5; Ekl. 1:4.

  3. 3. Çdo dëm që i është bërë planetit tonë do të ndreqet.—Isa. 35:1, 2; Zbul. 11:18.

  4. 4. Çdo njeri do të gëzojë shëndet të plotë.—Isa. 33:24; 35:5, 6.

  5. 5. Ti mund të jetosh përgjithmonë në tokë.—Psal. 37:29; Mat. 5:5.

 FAMILJA

  1. 6. Burri «duhet ta dojë gruan si veten».—Efes. 5:33; Kolos. 3:19.

  2. 7. Gruaja duhet të ketë respekt të thellë për burrin.—Efes. 5:33; Kolos. 3:18.

  3. 8. Burri dhe gruaja duhet t’i qëndrojnë besnikë njëri-tjetrit. —Mal. 2:16; Mat. 19:4-6, 9; Hebr. 13:4.

  4. 9. Fëmijët që i respektojnë dhe u binden prindërve kanë sukses në jetë.—Prov. 1:8, 9; Efes. 6:1-3.

NASA, ESA and the Hubble Heritage Team (STScI/AURA)-ESA/Hubble Collaboration. E licensuar nga CC BY 4.0. Burimi.

 PERËNDIA

  1. 10. Perëndia ka një emër.—Psal. 83:18; Jer. 10:10.

  2. 11. Perëndia komunikon me ne.—2 Tim. 3:16, 17; 2 Pjet. 1:20, 21.

  3. 12. Perëndia është i drejtë dhe nuk mban anën e askujt.—Ligj. 10:17; Vep. 10:34, 35.

  4. 13. Perëndia dëshiron të na ndihmojë.—Psal. 46:1; 145:18, 19.

 LUTJA

  1. 14. Perëndia dëshiron t’i lutemi.—Psal. 62:8; 65:2; 1 Pjet. 5:7.

  2. 15. Bibla na mëson si të lutemi.—Mat. 6:7-13; Luka 11:1-4.

  3. 16. Perëndia na fton t’i lutemi shpesh.—Mat. 7:7, 8; 1 Sel. 5:17.

 JEZUI

  1. 17. Jezui ishte një mësues i shkëlqyer dhe këshillat e tij funksionojnë gjithmonë.—Mat. 6:14, 15, 34; 7:12.

  2. 18. Jezui paratha ngjarje që po ndodhin sot.—Mat. 24:3, 7, 8, 14; Luka 21:10, 11.

  3. 19. Jezui është Biri i Perëndisë. —Mat. 16:16; Gjoni 3:16; 1 Gjon. 4:15.

  4. 20. Jezui nuk është Perëndia i Plotfuqishëm.—Gjoni 14:28; 1 Kor. 11:3.

Bazuar në NASA/Visible Earth imagery

 MBRETËRIA E PERËNDISË

  1. 21. Mbretëria e Perëndisë është një qeveri reale në qiell.—Dan. 2:44; 7:13, 14; Mat. 6:9, 10; Zbul. 11:15.

  2. 22. Mbretëria e Perëndisë do t’i zëvendësojë qeveritë njerëzore.—Psal. 2:7-9; Dan. 2:44.

  3. 23. Mbretëria e Perëndisë është zgjidhja e vetme e problemeve të njerëzimit.—Psal. 37:10, 11; 46:9; Isa. 65:21-23.

 VUAJTJET

  1. 24. Vuajtjet nuk na i shkakton Perëndia.—Ligj. 32:4; Jak. 1:13.

  2. 25. Bota është nën pushtetin e Satanait.—Luka 4:5, 6; 1 Gjon. 5:19.

  3. 26. Perëndia e sheh kur vuan dhe dëshiron të të ndihmojë. —Psal. 34:17-19; Isa. 41:10, 13.

  4. 27. Perëndia do t’u japë fund vuajtjeve së shpejti.—Isa. 65:17; Zbul. 21:3, 4.

 VDEKJA

  1. 28. Të vdekurit janë të pavetëdijshëm dhe nuk vuajnë.—Ekl. 9:5; Gjoni 11:11-14.

  2. 29. Të vdekurit nuk mund të na ndihmojnë ose të na dëmtojnë.—Psal. 146:4; Ekl. 9:6, 10.

  3. 30. Njerëzit tanë të dashur që kanë vdekur, do të kthehen në jetë.—Jobi 14:13-15; Gjoni 5:28, 29; Vep. 24:15.

  4. 31. «Nuk do të ketë më vdekje.»—Zbul. 21:3, 4; Isa. 25:8.

 FEJA

  1. 32. Jo të gjitha fetë kanë miratimin e Perëndisë.—Jer. 7:11; Mat. 7:13, 14, 21-23.

  2. 33. Perëndia e urren hipokrizinë.—Isa. 29:13; Mik. 3:11; Mar. 7:6-8.

  3. 34. Feja e vërtetë dallohet nga dashuria e sinqertë.—Mik. 4:3; Gjoni 13:34, 35.