Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Informacion për delegatët

Informacion për delegatët

MIKRPITËSIT Mikpritësit janë caktuar për t’ju ndihmuar. Ju lutemi të bashkëpunoni plotësisht me ta duke ndjekur udhëzimet e tyre për parkimin, për lëvizjet e njerëzve, për rezervimin e vendeve për t’u ulur dhe për çështje të tjera.

PAGËZIMI Nëse nuk njoftohet ndryshe, vendet e rezervuara për kandidatët për pagëzim do të jenë përballë podiumit. Kandidatët për pagëzim duhet të ulen atje të shtunën paradite, përpara se të fillojë fjalimi i pagëzimit. Secili prej tyre duhet të sjellë një peshqir dhe rroba banje modeste.

DHURIMET Janë bërë mjaft shpenzime për të siguruar vende të përshtatshme për t’u ulur, sistemin audio-video dhe shumë shërbime të tjera, që e bëjnë pjesëmarrjen të gëzueshme në kongres dhe na ndihmojnë të afrohemi më shumë me Jehovain. Dhurimet tuaja vullnetare ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve dhe mbështetin veprën mbarëbotërore. Që të jetë më e thjeshtë për ju, në të gjithë mjedisin e kongresit janë vendosur kuti dhurimesh lehtësisht të dallueshme. Mund të bëni edhe dhurime online në donate.pr418.com. Të gjitha dhurimet çmohen shumë. Trupi Udhëheqës dëshiron t’ju falënderojë që mbështetni bujarisht interesat e Mbretërisë.

NDIHMA E SHPEJTË Ju lutemi, mbani parasysh se kjo është vetëm për urgjenca.

SENDET E HUMBURA Të gjitha sendet e humbura duhet të dorëzohen në Departamentin e Sendeve të Humbura. Nëse keni humbur diçka, shkoni të interesoheni në këtë departament. Edhe fëmijët që janë larguar nga prindërit dhe kanë humbur, duhet të çohen në këtë departament. Megjithatë, për të shmangur stresin e panevojshëm, ju lutemi të kujdeseni për fëmijët tuaj dhe t’i mbani pranë.

VENDET PËR T’U ULUR Ju lutemi të tregoni konsideratë për të tjerët. Mos harroni se mund të rezervoni vende për t’u ulur vetëm për familjarët dhe për ata që udhëtojnë me ju në të njëjtin automjet, që jetojnë me ju në të njëjtën shtëpi ose që po studiojnë Biblën me ju. Ju lutemi, mos lini sende në vendet që nuk i keni rezervuar për dikë.

SHËRBIMI VULLNETAR Nëse dëshironi të ndihmoni me punë të ndryshme që lidhen me këtë kongres, ju lutemi paraqituni te Departamenti i Informacionit dhe Shërbimit Vullnetar.

Organizuar nga Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait

© 2024 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania