Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Vlera e ‘një ene më të dobët’

Vlera e ‘një ene më të dobët’

Vlera e ‘një ene më të dobët’

«JU BURRA, vazhdoni të banoni [me gratë tuaja] sipas njohurisë, duke i nderuar gratë si një enë më të dobët»,—shkroi apostulli Pjetër. (1 Pjetrit 3:7) A e ul në ndonjë mënyrë gruan ky përshkrim që i bën Bibla si ‘një enë më e dobët’? Le të shohim se çfarë donte të përcillte fillimisht shkrimtari nën frymëzim.

Fjala greke e përkthyer ‘nderoj’ do të thotë «çmoj, vlerësoj, . . . respektoj». Kështu, një burrë i krishterë duhet ta trajtojë gruan me butësi, duke i treguar vlerësimin që i takon, si një enë delikate dhe e çmuar. Kjo nuk është aspak përçmuese. Për ta ilustruar, mendoni për abazhurin «Tifani» në formën e zambakut të ujit. Ky abazhur tejet i bukur, që shihni këtu, mund të quhet me tërë kuptimin e fjalës delikat. Por, a ia ul vlerën këtij abazhuri kjo brishtësi? Përkundrazi! Në vitin 1997, abazhuri origjinal «Tifani» në formën e zambakut të ujit, u shit në ankand për 2,8 milionë dollarë. Ndërtimi i tij delikat në të vërtetë ia shtoi vlerën, nuk ia uli.

Po kështu, ta nderosh gruan si një enë më e dobët nuk ia ul vlerat. Për një burrë, të banojë me gruan e tij «sipas njohurisë» do të thotë të marrë parasysh pikat e saj të forta dhe kufizimet që ka, çfarë i pëlqen dhe çfarë nuk i pëlqen, pikëpamjet dhe ndjenjat e saj. Një burrë i dashur i kupton dhe i respekton ndryshimet që ka mes personalitetit të tij dhe të gruas. I tregon asaj vlerësimin që i takon, «që të mos pengohen lutjet [e tij]». (1 Pjetrit 3:7) Një burrë që nuk tregon respekt për virtytet femërore të së shoqes, rrezikon marrëdhënien e tij me Perëndinë. Pra, është e qartë se Fjala e Perëndisë nuk i përçmon gratë, po përkundrazi, u jep dinjitet dhe i nderon.

[Burimi i figurës në faqen 32]

© Christie’s Images Limited 1997