Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çfarë do të thotë shprehja «ditët e fundit»?

Çfarë do të thotë shprehja «ditët e fundit»?

Çfarë do të thotë shprehja «ditët e fundit»?

A E PYET veten ç’e ardhme të pret ty dhe njerëzit e tu të dashur? Shumë njerëz u kushtojnë vëmendje të madhe lajmeve që të kuptojnë si mund të ndikojnë në jetën e tyre ngjarjet botërore. Por, nëse i kushtojmë vëmendje Fjalës së frymëzuar të Perëndisë, do të fitojmë kuptueshmëri të vërtetë. Ndodh kështu, sepse Bibla paratha mjaft kohë më parë jo vetëm gjendjen e sotme, por edhe çfarë do të vijë.

Për shembull, kur Jezu Krishti ishte në tokë, foli shumë për Mbretërinë e Perëndisë. (Luka 4:43) Natyrisht, njerëzit që e dëgjuan, donin të dinin kur do të vinte ajo Mbretëri e mrekullueshme. Në të vërtetë, tri ditë para se Jezui të vritej padrejtësisht, dishepujt e tij e pyetën: «Cila do të jetë shenja e pranisë sate [në pushtetin e Mbretërisë] dhe e përfundimit të sistemit?» (Mateu 24:3) Jezui u tha se vetëm Perëndia Jehova e dinte kohën e saktë kur Mbretëria do të merrte plotësisht nën kontroll tokën. (Mateu 24:36; Marku 13:32) Megjithatë, Jezui dhe të tjerë parathanë disa zhvillime në tokë që do të shërbenin si provë se Krishti ishte në pushtetin e Mbretërisë.

Para se të shqyrtojmë provat e dukshme se po jetojmë në «ditët e fundit» të sistemit të tanishëm, le të shqyrtojmë shkurtimisht një ngjarje të rëndësishme që ndodhi në qiej. (2 Timoteut 3:1) Jezu Krishti u bë mbret në qiell në vitin 1914. * (Danieli 7:13, 14) Menjëherë pasi mori pushtetin e Mbretërisë, Jezui ndërmori një veprim. Bibla thotë: «Në qiell shpërtheu lufta: Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit. Edhe dragoi bashkë me engjëjt e tij luftoi.» (Zbulesa 12:7) «Kryeengjëlli Mikael» është Jezu Krishti në pozitën e tij qiellore. * (Juda 9; 1 Selanikasve 4:16) Dragoi është Satana Djalli. Cili qe rezultati i konfliktit për Satanain dhe ithtarët e tij të ligj engjëllorë, të quajtur demonë? Ata e humbën luftën dhe u flakën nga qielli ose ‘u hodhën poshtë’ në afërsi të tokës. (Zbulesa 12:9) Për këtë arsye ‘qiejt dhe ata që banojnë në ta’, domethënë bijtë frymorë besnikë të Perëndisë, u gëzuan. Por njerëzit nuk e kanë provuar këtë gëzim. Bibla paratha: «Mjerë ti tokë e ti det, sepse Djalli zbriti ndër ju me zemërim të madh, ngaqë e di se ka një periudhë kohe të shkurtër!»—Zbulesa 12:12.

I tërbuar, Satanai u ka sjellë mjerime, ose vuajtje e mundime atyre që banojnë në tokë. Megjithatë këto mjerime do të jenë për pak, për «një periudhë të shkurtër kohe». Bibla e quan këtë kohë «ditët e fundit». Mund të jemi të lumtur që së shpejti do të zhduket krejtësisht ndikimi i Djallit në tokë. Por ç’prova ka se po jetojmë në ditët e fundit?

[Shënimet]

^ par. 4 Për më tepër informacione shih librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, faqet 218, 219, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Burimet e figurave në faqen 2]

KAPAKU: Fotografia në plan të parë: © Chris Stowers/​Panos Pictures; fotografia në sfond: FAROOQ NAEEM/​AFP/​Getty Images