Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ringjallja e Lazarit

Ringjallja e Lazarit

Për të rinjtë tanë

Ringjallja e Lazarit

Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur je edhe ti atje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve kryesore.

ANALIZO NGJARJEN.—LEXO GJONIN 11:1-45.

Kur lexon vargjet 21 dhe 32, si e imagjinon se janë ndjerë Marta dhe Maria?

․․․․․

Si e përfytyron Jezuin ndërsa shfaq ndjenjat e forta, siç thuhet te vargjet 33 dhe 35?

․․․․․

Provo të imagjinosh si është ndjerë Lazari dhe të pranishmit gjatë momenteve që përshkruhen te vargjet 43 dhe 44.

KËRKO MË THELLË.

Nga vendi ku ndodhej Jezui, Betania ishte vetëm dy ditë larg. Atëherë, përse nuk u nis menjëherë? (Lexo përsëri vargun 6.)

․․․․․

Në ç’mënyrë e tregon Bibla se Maria dhe Marta i kushtonin rëndësi njohurisë për Perëndinë? (Luka 10:38, 39; Gjoni 11:24)

․․․․․

Pse i ringjalli Jezui njerëzit kur ata prapëseprapë do të vdisnin? (Gjoni 5:28, 29; 11:45)

․․․․․

NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .

Aftësinë dhe dëshirën e Jezuit për të ringjallur të vdekurit.

․․․․․

Mëshirën e thellë të Jezuit ndaj atyre që janë të hidhëruar nga vdekja e një njeriu të dashur.

․․․․․

KË DËSHIRON TË TAKOSH PËRSËRI KUR TË NDODHË RINGJALLJA?

․․․․․

ÇFARË TË PREK MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?

․․․․․