Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ku është Perëndia?

Ku është Perëndia?

Ku është Perëndia?

11 shtator 2001: në orën 8.46 të paradites, një avion pasagjerësh përplaset me kullën veriore të Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork. Kjo ngjarje ishte fillimi i disa sulmeve terroriste. Për 102 minutat që pasuan, vdiqën rreth 3.000 njerëz.

26 dhjetor 2004

Një tërmet 9 ballësh i shkallës Rihter në Oqeanin Indian krijon një sërë dallgësh vrasëse që godasin 11 vende, përfshirë edhe Afrikën e cila ndodhet rreth 5.000 kilometra larg. Brenda një dite, vdiqën ose u zhdukën 150.000 njerëz, kurse më shumë se një milion të tjerë mbetën të pastrehë.

1 gusht 2009: një 42-vjeçar po ecte me motor uji me djalin e tij 5-vjeçar kur përplasen me një dok prej druri. Babai vdes. Djali i mbijeton aksidentit, por vdes ditën tjetër. «Shpresonim ta merrte veten e të ndodhte ndonjë mrekulli»,—tha një e afërme e tyre e dëshpëruar.

Kur lexon për sulmet terroriste, katastrofat natyrore ose kur përjeton një tragjedi, a e pyet veten nëse Perëndia e sheh se ç’po ndodh? A e pyet veten nëse na ka braktisur? Siç do ta shohim, Bibla na jep një përgjigje që na ngroh zemrën.

[Burimet e figurave në faqen 3]

© Dieter Telemans/Panos Pictures

PRAKASH SINGH/AFP/Getty Images

© Dieter Telemans/Panos Pictures