Si të gjesh miq besnikë?
Për të rinjtë
Si të gjesh miq besnikë?
Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur merr pjesë edhe ti në ngjarje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.
Personazhet kryesore: Jonatani, Davidi dhe Sauli
Përmbledhje: Pasi Davidi vret Goliadin, Jonatani bëhet miku më i ngushtë i Davidit.
1 ANALIZO NGJARJEN.—LEXO 1 SAMUELIT 17:57–18:11; 19:1; 20:1-17, 41, 42.
Përshkruaj se ç’pamje mund të kishte Sauli. (Ndihmë: shih 1 Samuelit 10:20-23.)
․․․․․
Kur takoi Jonatanin, ka mundësi që Davidi ishte adoleshent. Ç’pamje mund të kishte Davidi? (Ndihmë: shih 1 Samuelit 16:12, 13.)
․․․․․
Çfarë ndjenjash dallon në zërin e Davidit dhe të Jonatanit kur, sipas fundit të kapitullit 20 të 1 Samuelit, ata ndahen?
․․․․․
2 KËRKO MË THELLË.
Tregimi thotë se «shpirti i Jonatanit u lidh me shpirtin e Davidit»—ose siç thotë Contemporary English Version, «Davidi dhe Jonatani u bënë miq të ngushtë». (1 Samuelit 18:1) Çfarë cilësish kishte Davidi që mund ta kenë tërhequr Jonatanin? (Ndihmë: shih 1 Samuelit 17:45, 46.)
․․․․․
Jonatani ishte rreth 30 vjet më i madh se Davidi. Cilat gjëra mendon se i ndihmuan ata të bëheshin «miq të ngushtë», pavarësisht nga diferenca e madhe në moshë?
․․․․․
Cilat janë disa veçori të një miku të vërtetë, siç shihet në këtë tregim që të rrëmben? (Ndihmë: shih Proverbat 17:17; 18:24.)
․․․․․
Pse për Jonatanin besnikëria ndaj Davidit ishte më e rëndësishme se besnikëria ndaj atit të vet?
․․․․․
3 NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .
Miqësinë.
․․․․․
Besnikërinë.
․․․․․
Miqësinë me ata që janë më të mëdhenj në moshë.
․․․․․
Çfarë cilësish duhet të kultivosh që të kesh miq të mirë?
․․․․․
4 ÇFARË TË VLEJTI MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?
․․․․․
NËSE NUK KE BIBËL, KËRKOJU NJË DËSHMITARËVE TË JEHOVAIT OSE LEXOJE NË ADRESËN E INTERNETIT www.watchtower.org