Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A mund të jesh i kënaqur?

A mund të jesh i kënaqur?

A mund të jesh i kënaqur?

«Kënaqja pasuron të varfrit, kurse pakënaqja varfëron të pasurit.»​—Benxhamin Frenklin.

NË HARMONI me këtë thënie, shumë veta kanë mësuar se kënaqja nuk mund të blihet me para. Nuk habitemi pse kënaqja, një ndjenjë e brendshme ngopjeje, duket e paarritshme në një botë që ushqen dëshirën për më tepër zotërime, për arritje më të mëdha ose për të pasur jetën që gëzojnë të tjerët. A ka ndikuar te ti ndonjë nga gjërat e renditura më poshtë?

• Reklamuesit të bombardojnë me mesazhin se kënaqja arrihet duke blerë më tepër gjëra.

• Konkurrenca në punë dhe në shkollë të nxit ta matësh vlerën tënde duke u krahasuar me gjërat që arrijnë të bëjnë të tjerët.

• Njerëzit nuk i vlerësojnë gjërat që bën për ta.

• Miqtë të bëjnë t’i kesh zili për çka zotërojnë.

• Pyetjet themelore që ke për jetën, mbeten pa përgjigje.

Me gjithë këto vështirësi, a mund të jesh vërtet i kënaqur? Apostulli Pavël foli për «sekretin e kënaqjes». Nganjëherë kishte jetuar me bollëk gjërash dhe nganjëherë me pak. Miqtë e admironin, por të tjerë e tallnin. Gjithsesi, tha se kishte «mësuar të ishte i kënaqur në çdo rrethanë».​—Kursivi është yni; Filipianëve 4:11,12, New International Version.

Kënaqja është sekret për ata që nuk e kanë marrë kurrë mundimin ta kenë por, siç tha Pavli, ajo mund të mësohet. Tani, të ftojmë të shqyrtosh pesë sekrete për të qenë të kënaqur, që gjenden në Fjalën e Perëndisë, në Bibël.