Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Zgjidhi miqtë me mençuri

Zgjidhi miqtë me mençuri

Sekreti 4

Zgjidhi miqtë me mençuri

ÇFARË MËSON BIBLA? «Kush ecën me të mençurit, do të bëhet i mençur.»​—Proverbat 13:20.

CILA ËSHTË VËSHTIRËSIA? Miqtë tanë ose na e shtojnë kënaqësinë, ose na e pakësojnë. Qëndrimet dhe bisedat e tyre ndikojnë te pikëpamja jonë për jetën.​—1 Korintasve 15:33.

Për shembull, shqyrto tregimin biblik të 12 burrave që shkuan të shihnin vendin e Kanaanit. Kur u kthyen, shumica e tyre «u thoshin bijve të Izraelit fjalë të këqija për vendin që kishin vëzhguar». Gjithsesi, dy nga burrat folën mirë për Kanaanin, duke e quajtur ‘një vend shumë-shumë të mirë’. Por, qëndrimi negativ i dhjetë spiunëve u përhap në popull. Tregimi thotë se «tërë asambleja qau me të madhe» dhe «të gjithë bijtë e Izraelit nisën të murmuritnin».​—Numrat 13:30–14:9.

Edhe sot ka shumë njerëz «që murmuritin, që ankohen për shortin e tyre në jetë». (Juda 16) Është e vështirë të mbetesh i kënaqur në shoqërinë e miqve që s’kënaqen kurrë.

ÇFARË MUND TË BËSH? Analizo bisedat që bën me miqtë. A mburren shpesh për zotërimet ose a ankohen vazhdimisht për gjërat që u mungojnë? Po ti, ç’lloj miku je për ta? A përpiqesh fort t’i bësh miqtë të të kenë zili apo i nxit të jenë të kënaqur me ato që kanë?

Shqyrto çfarë shembulli lanë Davidi, i cili do të bëhej mbret, dhe Jonatani, djali i mbretit Saul. Davidi kishte jetuar si i arratisur në shkretëtirë. Mbreti Saul ndihej i kërcënuar nga Davidi dhe e donte të vdekur. Ndërsa Jonatani, edhe pse i takonte të ishte mbreti pasardhës, u bë një nga miqtë më të ngushtë të Davidit. Jonatani e pranoi se Perëndia e kishte caktuar Davidin si mbretin e ardhshëm dhe e kishte për kënaqësi ta mbështeste mikun e tij.​—1 Samuelit 19:1, 2; 20:30-33; 23:14-18.

Ke nevojë për miq të tillë, që përpiqen fort të jenë të kënaqur dhe që të duan më të mirën. (Proverbat 17:17) Sigurisht, të bësh miq të tillë, duhet të shfaqësh edhe ti të njëjtat cilësi.​—Filipianëve 2:3, 4.

[Figura në faqen 7]

A ta shtojnë kënaqësinë miqtë apo ta pakësojnë?