Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Plotëso nevojën për të mësuar për Perëndinë

Plotëso nevojën për të mësuar për Perëndinë

Sekreti 5

Plotëso nevojën për të mësuar për Perëndinë

ÇFARË MËSON BIBLA? «Lum ata që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë.»​—Mateu 5:3.

CILA ËSHTË VËSHTIRËSIA? Sot ka mijëra fe, shumë prej të cilave ofrojnë mënyra kontradiktore si ta plotësosh nevojën për të mësuar për Perëndinë. Si mund ta dish cila mëson të vërtetën dhe ka vërtet pëlqimin e Perëndisë? Disa autorë të mirënjohur pohojnë se besimi te Perëndia dhe përkushtimi ndaj tij janë të palogjikshëm, madje të dëmshëm. Ja si i përmbledh revista Maclean’s pikëpamjet e një ateisti të shquar: «Koncepti i krishterë, pra, që ka diçka përtej shkencës dhe përtej botëkuptimit tonë . . . ia heq vlerën të vetmes jetë që kemi dhe na bën tepër të prirur ndaj dhunës.»

ÇFARË MUND TË BËSH? Shqyrto dëshmitë për ekzistencën e Perëndisë. (Romakëve 1:20; Hebrenjve 3:4) Mos lejo askënd të të shkurajojë që të mos kërkosh përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme, të tilla si këto: pse jemi këtu? A ka jetë pas vdekjes? Pse ka kaq shumë vuajtje? Çfarë kërkon Perëndia nga unë? Është shumë e rëndësishme të gjesh përgjigje të kënaqshme për këto pyetje, që të arrish kënaqësinë që s’venitet.

Megjithatë, mos e beso verbërisht atë që të thonë të tjerët. Fjala e Perëndisë të nxit ta përdorësh ‘fuqinë tënde për të arsyetuar’ që të vërtetosh çfarë është e pranueshme për Të. (Romakëve 12:1, 2) Do të shpërblehesh për përpjekjet e tua. Nëse gjen kohë të studiosh Biblën dhe të zbatosh këshillat e saj praktike, do të shmangësh problemet, do të pakësosh ankthin dhe do të kesh më shumë kënaqësi në jetë. Ky nuk është premtim bosh. Miliona njerëz nga të gjitha kulturat kanë nxjerrë dobi duke mësuar të vërtetën për Perëndinë dhe për qëllimet e tij. Për shembull, lexo tregimet nga jeta reale në faqet 18 deri 21 të kësaj reviste.

Ndërsa nxjerr dobi nga zbatimi i këshillave të mençura biblike, do t’i përkushtohesh më tepër Perëndisë. Pse të mos e pranosh ftesën për të studiuar Biblën me Dëshmitarët e Jehovait? Nëse e pranon, ka të ngjarë të jesh dakord me apostullin Pavël, i cili shkroi: «Përkushtimi hyjnor bashkë me kënaqjen me atë që kemi, është një mjet për fitim të madh.»​—1 Timoteut 6:6.

[Figura në faqen 8]

Vërteto çfarë është e pranueshme për Perëndinë