Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A jeni të përgatitur për ditën më të rëndësishme të vitit?

A jeni të përgatitur për ditën më të rëndësishme të vitit?

A jeni të përgatitur për ditën më të rëndësishme të vitit?

VETËM pak orë para se të vdiste, Jezui themeloi një mënyrë të veçantë që të përkujtonte vdekjen e tij. Ky kremtim u bë i njohur si ‘darka e Zotërisë’. (1 Korintasve 11:20) Duke treguar rëndësinë e këtij rasti, Jezui urdhëroi: «Bëni këtë në përkujtimin tim.» (Luka 22:19, Diodati i Ri) A dëshironi t’i bindeni Jezuit? Nëse po, atëherë do ta shihni përvjetorin e vdekjes së Jezuit si ditën më të rëndësishme të vitit.

Por, kur duhet përkujtuar saktësisht kjo ngjarje? Dhe si mund të siguroheni se jeni plotësisht të përgatitur ta kuptoni domethënien e këtij rasti të rëndësishëm? Çdo i krishterë duhet t’i shqyrtojë me kujdes këto pyetje.

Sa shpesh?

Zakonisht, ngjarjet e rëndësishme i kujtojmë vit për vit. Për shembull, ngjarjet tragjike të 11 shtatorit të vitit 2001 janë vazhdimisht në mendjen e banorëve të qytetit të Nju-Jorkut, të cilët humbën njerëz të shtrenjtë kur u sulmua Qendra Tregtare Botërore. Megjithatë, çdo vit, kjo datë ka domethënie të veçantë për ta.

Po njësoj, ngjarjet e rëndësishme kujtoheshin çdo vit në kohët biblike. (Estera 9:21, 27) Jehovai i urdhëroi izraelitët ta festonin çdo vit çlirimin në mënyrë të mrekullueshme nga skllavëria në Egjipt. Bibla e quan Pashkë këtë festë dhe izraelitët e kremtonin një herë në vit, pikërisht në atë datë kur u shpëtuan.​—Dalja 12:24-27; 13:10.

Jezui sapo kishte mbaruar së festuari Pashkën me apostujt kur themeloi darkën e veçantë që do të bëhej modeli për përkujtimin e vdekjes së tij. (Luka 22:7-20) Pashka festohej vit për vit. Prandaj, mund të nxjerrim përfundimin se edhe ky kremtim i ri që zëvendësoi Pashkën duhet të mbahet një herë në vit. Por në ç’datë?

Kur?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të kuptojmë dy gjëra. Së pari, në kohët biblike dita fillonte në mbrëmje, në perëndim të diellit, dhe mbaronte ditën tjetër po në perëndim të diellit. Pra, një ditë zgjaste nga mbrëmja në mbrëmje.​—Levitiku 23:32.

Së dyti, Bibla nuk përdor kalendarin që përdorim sot. Në vend që të përdorë muaj me emra si mars dhe prill, Bibla i quan adar dhe nisan. (Estera 3:7) Judenjtë i numëronin muajt nga hëna e re deri në hënën tjetër të re. Ata e festonin Pashkën më datë 14 të muajit të parë të vitit, në nisan, sipas kalendarit të tyre. (Levitiku 23:5; Numrat 28:16) Ajo ditë, 14 nisani, ishte e njëjta datë kur romakët vunë në shtyllë Zotërinë tonë Jezu Krisht. Ai vdiq 1.545 vjet pas festimit të darkës së parë të Pashkës. Sa datë e veçantë që është 14 nisani!

Por me cilën datë përkon 14 nisani në kalendarin tonë sot? Një llogaritje e thjeshtë na ndihmon të gjejmë datën e duhur. Data 1 nisan fillon kur hëna e re më afër ekuinoksit të pranverës (fillimi i pranverës në hemisferën veriore) bëhet e dukshme në perëndim të diellit në Jerusalem. Nëse numërojmë 14 ditë nga kjo, arrijmë në datën 14 nisan. Zakonisht kjo datë është dita kur hëna është e plotë. Duke përdorur këtë metodë biblike, këtë vit 14 nisani fillon në perëndim të diellit, të dielën, më 17 prill 2011. *

Prandaj, këtë vit, Dëshmitarët e Jehovait po përgatiten për t’u mbledhur bashkë me gjithë ata që duan të kujtojnë vdekjen e Jezuit. Ata ju ftojnë përzemërsisht të jeni me ta. Ju lutemi, flitni me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj që të dini orën dhe vendin ku do të mblidhen. Ata nuk do ta përkujtojnë këtë ngjarje në mëngjes, as pasdite, por në mbrëmje pas perëndimit të diellit. Pse? Sepse sipas Biblës, kjo duhet të jetë një ‘darkë’. (1 Korintasve 11:25) Mbrëmjen e së dielës, më 17 prill 2011, është përvjetori i mbrëmjes kur Jezui filloi këtë përkujtim të veçantë 1.978 vjet më parë. Gjithashtu është fillimi i së njëjtës ditë kur vdiq Jezui, më 14 nisan. A ka ditë më të mirë për të kujtuar vdekjen e tij?

Si të përgatiteni?

Çfarë mund të bëni tani që të përgatiteni për këtë rast që ndodh një herë në vit? Një mënyrë është duke medituar për atë që Jezui ka bërë për ne. Libri Çfarë mëson vërtet Bibla? * ka ndihmuar miliona veta që ta vlerësojnë edhe më tepër domethënien e vdekjes së Jezuit.​—Mateu 20:28.

Një mënyrë tjetër si ta përgatitim zemrën për këtë rast të veçantë është duke lexuar për ngjarjet që çuan në ditën e fundit të jetës së Jezuit këtu në tokë. Në faqet në vazhdim gjendet një tabelë. Kolona në të djathtë ka një listë me tregime biblike paralele që përshkruajnë ngjarjet para vdekjes së Jezuit. Gjithashtu, në këtë listë gjenden kapituj nga libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë *, i cili i shpjegon ngjarjet.

Kolona në të majtë krahason datat e atyre ngjarjeve me ditët që përkojnë me këtë vit. Pse të mos gjeni kohë për të lexuar të paktën disa nga pjesët e Shkrimeve për secilën nga ditët që çojnë në darkën e Zotërisë? Kjo do t’ju ndihmojë të përgatiteni për ngjarjen më të rëndësishme të vitit.

[Shënimet]

^ par. 11 Kjo datë mund të mos përkojë me datën e Pashkës që mbajnë judenjtë e sotëm. Pse jo? Shumica e judenjve sot e mbajnë Pashkën më 15 nisan, me mendimin se urdhri te Dalja 12:6 i referohet kësaj date. (Shih Kullën e Rojës të 15 shkurtit 1990, faqja 14, anglisht.) Por Jezui e festoi më 14 nisan, në harmoni me atë që thuhej në Ligjin e Moisiut. Për më shumë informacion se si ta llogaritësh këtë datë, shih Kullën e Rojës të 15 qershorit 1977, faqet 383-384, anglisht.

^ par. 14 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait. Shih faqet 47-56, 206-208. Këtë botim mund ta gjeni në faqen e Internetit www.pr418.com dhe www.watchtower.org.

^ par. 15 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Diçitura në faqen 22]

Përkujtojeni vdekjen e Jezuit e diel, 17 prill 2011

[Tabela dhe figurat në faqet 2324]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

JAVA E FUNDIT

2011, e martë 12 prill

Sabat

Gjoni 11:55–12:1

gt 101, par. 2-4 *

9 NISAN (fillon në perëndim të diellit)

Në kohët biblike dita e re fillonte në mbrëmje, pas perëndimit të diellit, dhe mbaronte ditën tjetër në perëndim të diellit

Gostia me Simonin, të lebrosurin

Maria e vajos me nard

Judenjtë vijnë të takojnë Jezuin dhe Lazarin

Mateu 26:6-13

Marku 14:3-9

Gjoni 12:2-11

gt 101, par. 5-9

2011, e mërkurë 13 prill

▪ Hyrja triumfuese në Jerusalem

Mëson në tempull

Mateu 21:1-11, 14-17

Marku 11:1-11

Luka 19:29-44

Gjoni 12:12-19

gt 102

10 NISAN (fillon në perëndim të diellit)

Kalon natën në Betani

2011, e enjte 14 prill

▪ Udhëton në të gdhirë për në Jerusalem

▪ Pastron tempullin

▪ Jehovai flet nga qielli

Mateu 21:12, 13, 18, 19

Marku 11:12-19

Luka 19:45-48

Gjoni 12:20-50

gt 103, 104

11 NISAN (fillon në perëndim të diellit)

2011, e premte 15 prill

▪ Mëson në tempull, me ilustrime

▪ Dënon farisenjtë

▪ Vëren kontributin e vejushës

▪ Parashikon rënien e Jerusalemit

▪ Jep shenjën për praninë e ardhshme

Mateu 21:19–25:46

Marku 11:20–13:37

Luka 20:1–21:38

gt 105 deri në 112, par. 1

12 NISAN (fillon në perëndim të diellit)

2011, e shtunë 16 prill

▪ Ditë e qetë me dishepujt në Betani

▪ Juda organizon tradhtinë

Mateu 26:1-5,14-16

Marku 14:1, 2, 10, 11

Luka 22:1-6

gt 112, par. 2-4

13 NISAN (fillon në perëndim të diellit)

2011, e diel 17 prill

▪ Pjetri dhe Gjoni përgatiten për Pashkën

▪ Jezui dhe dhjetë apostujt e tjerë shkojnë për të kremtuar Pashkën pasdite vonë

Mateu 26:17-19

Marku 14:12-16

Luka 22:7-13

gt 112, par. 5 deri në 113, par. 1

14 NISAN (fillon në perëndim të diellit)

▪ Feston Pashkën

▪ U lan këmbët apostujve

▪ Largon Judën

▪ Themelon Përkujtimin e vdekjes së tij

Mateu 26:20-35

Marku 14:17-31

Luka 22:14-38

Gjoni 13:1–17:26

gt 113, par. 2 deri në fund të 116

mesnatë

2011, e hënë 18 prill

▪ Tradhtohet dhe arrestohet në kopshtine Getsemanisë

▪ Apostujt ia mbathin

▪ Gjykohet nga Sinedri

▪ Pjetri mohon Jesuin

Mateu 26:36-75

Marku 14:32-72

Luka 22:39-62

Gjoni 18:1-27

gt 117 deri në fund të 120

▪Qëndron përsëri para Sinedrit

▪ Çohet te Pilati, pastaj te Herodi, më pas përsëri te Pilati

▪ Dënohet me vdekje dhe vihet në shtyllë

▪ Vdes rreth orës tre pasdite

▪ Trupi hiqet dhe varroset

Mateu 27:1-61

Marku 15:1-47

Luka 22:63–23:56

Gjoni 18:28-40

gt 121 deri në 127, par. 7

15 NISAN (fillon në perëndim të diellit)

Sabat

2011, e martë 19 prill

▪ Pilati pranon të vërë roje te varri i Jezuit

Mateu 27:62-66

gt 127, par. 8-9

16 NISAN (fillon në perëndim të diellit)

Marku 16:1

2011, e mërkurë 20 prill

▪ Ringjallet

▪ U shfaqet dishepujve

Mateu 28:1-15

Marku 16:2-8

Luka 24:1-49

Gjoni 20:1-25

gt 127, par. 10 deri në 129, par. 10

[Shënimi]

^ par. 29 Numrat e renditur këtu u referohen kapitujve në librin Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë (gt). Për një tabelë me referime të hollësishme të Shkrimeve për shërbimin përfundimtar të Jezuit, shih I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm, faqja 290, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.