Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kush është vërtet Jezu Krishti?

Kush është vërtet Jezu Krishti?

«Kur ai hyri në Jerusalem, gjithë qyteti u pështjellua dhe pyeste: ‘Kush është ky?’ Turma thoshte: ‘Ky është profeti Jezu, nga Nazareti i Galilesë!’»​—MATEU 21:10, 11.

PSE shkaktoi kaq shumë pështjellim ardhja e Jezu Krishtit * në Jerusalem, atë ditë pranvere të vitit 33 të e.s.? Shumë veta në qytet kishin dëgjuar për Jezuin dhe për gjërat e jashtëzakonshme që kishte bërë. Flitnin vazhdimisht me njëri-tjetrin për të. (Gjoni 12:17-19) Por, ato turma nuk e dinin se mes tyre ndodhej një burrë që do të kishte ndikim në mbarë botën për shekuj të tërë, deri në ditët tona.

Të shqyrtojmë disa shembuj se si Jezui ka pasur ndikim me shtrirje mjaft të gjerë në historinë njerëzore.

  • Kalendari që përdoret në shumë pjesë të botës bazohet te viti kur mendohet të ketë lindur Jezui.

  • Rreth dy miliardë njerëz​—gati një e treta e popullsisë së botës—​e quajnë veten të krishterë.

  • Islamizmi, me mbi një miliard besimtarë në mbarë botën, mëson se Jezui është «profet më i madh se Abrahami, Noeja dhe Moisiu.»

  • Shumë shprehje të mençura të Jezuit, janë bërë pjesë e fjalorit të përditshëm, në forma të ndryshme. Mes tyre janë edhe këto:

    ‘Ktheji faqen tjetër.’​MATEU 5:39.

    ‘Bëj më shumë nga ç’të kërkohet.’​MATEU 5:41.

    ‘Askush s’mund t’u shërbejë dy zotërinjve.’​MATEU 6:24.

    ‘Margaritarët tuaj mos ua hidhni derrave.’​MATEU 7:6.

    ‘Gjithçka që dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, bëjeni edhe ju për ta.’​MATEU 7:12.

    ‘Bëji mirë llogaritë.’​LUKA 14:28.

Ndikimi i Jezuit as që diskutohet. Por njerëzit kanë ide dhe bindje shumë të ndryshme për të. Prandaj, ndoshta pyet veten: «Kush është vërtet Jezu Krishti?» Vetëm Bibla na tregon nga erdhi Jezui, si jetoi dhe pse vdiq. Njohja e këtyre të vërtetave rreth tij mund të ndikojë tej mase në jetën tënde​—tani dhe në të ardhmen.

^ par. 3 «Jezu»​—emri i këtij profeti nga Nazareti—​do të thotë «Jehovai është shpëtim». Fjala «Krisht» është një titull që do të thotë «i Mirosuri», që tregon se Jezui ishte i mirosur ose i emëruar nga Perëndia në një pozitë të veçantë.