Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Profecia 1. Tërmete

Profecia 1. Tërmete

Profecia 1. Tërmete

«Do të ketë tërmete të mëdha.»​—LUKA 21:11.

● Një foshnjë 16-muajshe me emrin Uini, nxirret nga gërmadhat në Haiti. Një ekip televiziv që po jepte një kronikë të katastrofës, i kishte dëgjuar rënkimet e saj të dobëta. Ajo i mbijeton tërmetit, por prindërit jo.

ÇFARË TREGOJNË FAKTET? Kur një tërmet 7-ballësh sipas shkallës Rihter goditi Haitin në janar të 2010-s, vdiqën më se 300.000 njerëz. Përveç kësaj, 1,3 milionë veta mbetën të pastrehë brenda pak çastesh. Megjithëse tërmeti në Haiti ishte mjaft i fortë, ai nuk ishte i vetmi. Nga prilli i 2009-s deri në prill të 2010-s kanë ndodhur të paktën 18 tërmete të mëdha në mbarë botën.

CILI ËSHTË NJË KUNDËRSHTIM I ZAKONSHËM? Sot nuk po bien më shumë tërmete, por për shkak të teknologjisë moderne, thjesht jemi më të informuar se njerëzit në të kaluarën.

A KA BAZA KY KUNDËRSHTIM? Shqyrtoni këtë fakt: Bibla nuk e vë theksin te numri i tërmeteve që do të ndodhnin gjatë ditëve të fundit. Megjithatë, ajo thotë se do të bien «tërmete të mëdha» «nga njëri vend në tjetrin», duke i bërë ato një aspekt të spikatshëm të kësaj periudhe vendimtare të historisë.​—Marku 13:8; Luka 21:11.

SI MENDONI? A nuk shohim sot tërmete të mëdha, pikërisht siç ka parathënë Bibla?

Vetëm tërmetet mund të mos duken dëshmi që vënë vulën se po jetojmë në ditët e fundit. Ato janë vetëm një nga profecitë që po përmbushen në këtë periudhë. Shqyrtoni një të dytë.

[Diçitura në faqen 4]

«Ne [gjeofizikanët] i quajmë tërmete të mëdha. Çdokush tjetër i quan tragjike.»​—KEN HEDNËT, INSTITUTI I STUDIMEVE GJEOLOGJIKE, SHBA.

[Burimi i figurës në faqen 4]

© William Daniels/​Panos Pictures