Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Profecia 5. Rrënimi i tokës

Profecia 5. Rrënimi i tokës

Profecia 5. Rrënimi i tokës

‘Perëndia do të rrënojë ata që rrënojnë tokën.’​—ZBULESA 11:18.

● Z. Pirri merret me nxjerrjen e verës së palmës, në Kpor, Nigeri. Tregtia e tij është shkatërruar nga një derdhje e madhe nafte në deltën e Nigerisë. Ai thotë: «Kjo vret peshqit, shkatërron lëkurën tonë dhe ndot rrjedhat e ujit. Nuk kam me çfarë ta siguroj jetesën tani.»

ÇFARË TREGOJNË FAKTET? Sipas disa ekspertëve, 6,5 milionë ton mbeturina hidhen çdo vit në oqeanet dhe detet e botës. Është llogaritur se 50 për qind e tyre janë prej plastike dhe do të lundrojnë për qindra vjet para se të shpërbëhen. Përveçse po ndotin tokën, njerëzit po i shterojnë burimet natyrore me një ritëm alarmues. Studimet tregojnë se tokës i duhet një vit e pesë muaj të ripërtërijë burimet që njerëzit konsumojnë në një vit. «Nëse popullsia dhe konsumimi vazhdojnë me këtë ritëm, në vitin 2035 do të kemi nevojë për dy toka»,​—raporton gazeta australiane Sydney Morning Herald.

CILI ËSHTË NJË KUNDËRSHTIM I ZAKONSHËM? Njerëzit janë inteligjentë dhe mund të gjejnë zgjidhje të mira për problemet. Mund t’i ndreqim këto probleme dhe ta shpëtojmë tokën.

A KA BAZA KY KUNDËRSHTIM? Mjaft individë dhe grupe të angazhuara shumë në çështjet për mjedisin, kanë ngritur zërin për këtë problem. Prapëseprapë, toka vazhdon të ndotet në një shkallë të stërmadhe.

SI MENDONI? A nuk ka nevojë që Perëndia të ndërhyjë dhe ta shpëtojë planetin nga rrënimi​—ashtu siç ka premtuar vetë?

Përveç pesë profecive që sapo kemi shqyrtuar, Bibla ka parashikuar edhe zhvillime pozitive për ditët e fundit. Shqyrtoni një shembull në profecinë e gjashtë.

[Diçitura në faqen 8]

«Ndihem sikur prona ime nuk është më një parajsë, por një grumbull mbetjesh toksike.​—KOMENT I ERINA TAMBËRIT, BANORE E BREGUT TË GJIRIT TË MEKSIKËS, SHTETET E BASHKUARA, PËR PASOJAT E DERDHJES SË NAFTËS ATJE NË VITIN 2010.

[Kutia në faqen 8]

A është Perëndia përgjegjës?

Meqenëse Bibla i ka parashikuar kushtet e këqija sot, a e bën kjo Perëndinë përgjegjës për to? A na i shkakton ai vuajtjet? Mund të gjeni përgjigje të kënaqshme për këto pyetje te kapitulli 11 i librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Burimi i figurës në faqen 8]

U.S. Coast Guard photo