Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Së shpejti kohë më të mira!

Së shpejti kohë më të mira!

Së shpejti kohë më të mira!

«Edhe pak dhe i ligu nuk do të jetë më. . . . Kurse zemërbutët do të trashëgojnë tokën dhe do të kënaqen pa masë me paqen e pafund.»​—PSALMI 37:10, 11.

A DËSHIRONI ta shihni përmbushjen e kësaj profecie? Pa dyshim që po. Ka arsye të forta për të besuar se kjo do të ndodhë së shpejti.

Artikujt pararendës trajtonin vetëm disa nga profecitë biblike që tregojnë qartë se po jetojmë në «ditët e fundit». (2 Timoteut 3:1-5) Perëndia i frymëzoi shkrimtarët e Biblës t’i parathoshin këto ngjarje, që të kemi shpresë. (Romakëve 15:4) Përmbushja e profecive të tilla do të thotë se vuajtjet që kalojmë sot, së shpejti do të marrin fund.

Çfarë do të vijë pas ditëve të fundit? Mbretëria e Perëndisë do të sundojë mbi gjithë njerëzimin. (Mateu 6:9, 10) Shqyrtoni si i përshkruan Bibla kushtet tokësore të asaj kohe:

Uria do të zhduket. «Në tokë do të ketë drithë me bollëk, edhe në majat e maleve drithi do të vërshojë.»​—Psalmi 72:16.

Sëmundjet do të eliminohen. «Asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’»​—Isaia 33:24.

Toka do të përtërihet. «Shkretëtira dhe vendet e thata do të ngazëllojnë. Rrafshina e shkretë do të gëzojë dhe do të lulëzojë si shafrani.»​—Isaia 35:1.

Këto janë vetëm pak nga profecitë inkurajuese të Biblës që do të përmbushen së shpejti. Pse të mos i pyesni Dëshmitarët e Jehovait që t’ju tregojnë arsyet pse janë aq të sigurt se së shpejti do të ketë kohë më të mira?