Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

Mëso nga Fjala e Perëndisë

Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

Ky artikull ngre pyetje që mund të kesh bërë dhe tregon se ku t’i lexosh përgjigjet në Biblën tënde. Dëshmitarët e Jehovait do t’i diskutojnë me kënaqësi këto përgjigje me ty.

1. Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

Mbretëria e Perëndisë është qeveri qiellore. Ajo do të zëvendësojë të gjitha qeveritë dhe nëpërmjet saj do të bëhet vullneti i Perëndisë në qiell dhe në tokë. Pra, kemi nevojë për një qeveri të mirë dhe zgjidhja është Mbretëria e Perëndisë.​—Lexo Danielin 2:44; Mateun 6:9, 10.

Një mbretëri duhet të ketë një mbret. Jehovai caktoi Birin e tij, Jezuin, si Mbret të Mbretërisë së Tij.​—Lexo Lukën 1:30-33.

2. Pse Jezui është Sundimtari ideal?

Biri i Perëndisë është Mbreti ideal, sepse është mirëdashës, i vendosur për atë që është e drejtë dhe ka mjaft fuqi sa t’u vijë në ndihmë njerëzve. (Mateu 11:28-30) Pasi u ringjall, Jezui u ngjit në qiell dhe filloi të priste në të djathtë të Perëndisë. (Hebrenjve 10:12, 13) Në fund, Perëndia i dha pushtet që të fillonte sundimin nga qielli.​—Lexo Danielin 7:13, 14.

3. Cilët do të sundojnë me Jezuin?

Një grup i quajtur «të shenjtët» janë zgjedhur nga Perëndia që të sundojnë me Jezuin në qiell. (Danieli 7:27) Të parët që u zgjodhën për të qenë të shenjtët ishin apostujt besnikë të Jezuit. Jehovai ka vazhduar deri më sot të zgjedhë burra e gra besnike për të formuar grupin e të shenjtëve. Ashtu si Jezui, ata ringjallen me trupa frymorë.​—Lexo Gjonin 14:1-3; 1 Korintasve 15:42-45.

Sa njerëz shkojnë në qiell? Jezui e quajti këtë grup njerëzish «kope e vogël». (Luka 12:32) Në fund do të jenë 144.000 dhe do të sundojnë tokën bashkë me Jezuin.​—Lexo Zbulesën 5:9, 10; 14:1.

4. Kur filloi sundimi i Mbretërisë së Perëndisë?

Jezui u bë Mbret në vitin 1914. * Pak pas kësaj, hodhi poshtë në tokë Satanain dhe demonët. (Zbulesa 12:7-10, 12) Që atëherë, janë shtuar dukshëm hallet për njerëzimin. Luftërat, tërmetet, epidemitë, zia e bukës dhe sjellja e keqe janë pjesë e shenjës që tregon se ky sistem është në ditët e fundit. (2 Timoteut 3:1-5) Të gjithë ata që duan të nxjerrin dobi nga Mbretëria e Perëndisë duhet të mësojnë si të bëhen dishepuj të Mbretit, Jezuit.​—Lexo Lukën 21:7, 10, 11, 31, 34, 35.

5. Çfarë do të realizojë Mbretëria e Perëndisë?

Falë një vepre mbarëbotërore predikimi, Mbretëria e Perëndisë tashmë po ndihmon miliona njerëz nga të gjitha kombet të mësojnë udhët e Perëndisë. (Mateu 24:14) Ajo do të mbrojë «një shumicë të madhe», nënshtetasit besnikë të Jezuit, kur të shkatërrojë sistemin e lig që ekziston sot në tokë.​—Lexo Zbulesën 7:9, 10, 13-17.

Gjatë një periudhe 1.000-vjeçare, dalëngadalë Mbretëria do ta bëjë tokën parajsë. Në fund, Jezui do t’ia kthejë Mbretërinë Atit të tij. (1 Korintasve 15:24-26) A njeh dikë që do të doje t’i flisje për Mbretërinë e Perëndisë?​—Lexo Psalmin 37:10, 11,29.

Për më shumë informacion, shih librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, kapitujt 8 dhe 9, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Shënimi]

^ par. 13 Për hollësi se si profecitë biblike të çojnë në vitin 1914, shih faqet 215-218 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.