E akuzuan padrejtësisht
Për të rinjtë
E akuzuan padrejtësisht
JOZEFI—PJESA 2
Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur merr pjesë edhe ti në ngjarje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.
Personazhet kryesore: Jozefi, Potifari dhe gruaja e tij.
Përmbledhje: Jozefin e burgosin padrejtësisht, por Jehovai është me të.
1 ANALIZO NGJARJEN.—LEXO ZANAFILLËN 39:7, 10-23.
Si e imagjinon tonin e zërit të gruas së Potifarit teksa e akuzon padrejtësisht Jozefin?
․․․․․
Përshkruaj si e përfytyron burgun e shtëpisë.
․․․․․
Si e trajtuan Jozefin kur e futën në fillim në burg? (E dhënë: shih Psalmin 105:17, 18.)
․․․․․
2 KËRKO MË THELLË.
Ndërsa ishte në burg, ç’përfundim të gabuar do të nxirrte Jozefi po të mos kishte besim të fortë? (E dhënë: shih Jobin 30:20, 21.)
․․․․․
Si e dimë se Jozefi nuk e bëri me faj Jehovain për vuajtjet e tij? (E dhënë: shih Zanafillën 40:8; 41:15, 16.)
․․․․․
Cilat cilësi mendon se e ndihmuan Jozefin të duronte burgimin e padrejtë? (E dhënë: lexo dhe medito për shkrimet e mëposhtme: Mikea 7:7; Luka 14:11; Jakovi 1:4.)
․․․․․
Zanafillën 39:21-23; 41:38-43.)
Ç’stërvitje mori Jozefi në burg dhe si mund t’i ketë sjellë dobi më vonë në jetë? (E dhënë: shih․․․․․
3 NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .
Dobitë që kanë ata që tregojnë qëndrueshmëri.
․․․․․
Stërvitjen që mund të marrësh ndërsa kalon një vështirësi.
․․․․․
Mbështetjen e Jehovait në kohë sprovash.
․․․․․
PËR ZBATIM TË MËTEJSHËM.
A ke hasur ndonjëherë një situatë kur je ndier i shqetësuar dhe i vetmuar? Si mund të të ketë ndihmuar Jehovai edhe nën sprova? (E dhënë: lexo dhe medito për 1 Korintasve 10:13.)
․․․․․
4 ÇFARË TË VLEJTI MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?
․․․․․
Nëse nuk ke Bibël, kërkoju një Dëshmitarëve të Jehovait ose lexoje në adresën e internetit www.watchtower.org