Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A të kanë gënjyer?

A të kanë gënjyer?

A të kanë gënjyer?

PAK gjëra të lëndojnë më tepër se gënjeshtrat e një njeriu të besuar. Mund të ndihesh i poshtëruar, i zemëruar, madje i tradhtuar. Gënjeshtrat shkatërrojnë miqësitë dhe martesat; u zhvatin njerëzve miliona para.

Imagjino tani si do të ndiheshe po të merrje vesh se të kanë gënjyer për Perëndinë. Nëse je njeri i përkushtuar ndaj Perëndisë, kjo do të ndikonte thellë te ti, siç ndodhi me këta besimtarë të kishës:

● «Ndihesha e tradhtuar nga kisha.»​—DIANA

● «Isha i inatosur. Më dukej sikur më kishin mashtruar, dhe gjërat që shpresoja e synimet dolën të kota.»​—LUISI

Mbase ngurron edhe ta shqyrtosh mundësinë se të kanë gënjyer për Perëndinë. Gjërat që di mund të t’i ketë thënë dikush të cilit i beson dhe që nuk do të të lëndonte kurrë me dashje​—prindërit, një prift, një pastor ose një mik i ngushtë. Ndoshta ke tërë jetën që e beson një mësim. Por, a nuk je dakord se edhe një ide mjaft e përhapur mund të jetë e rreme? Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Franklin Ruzvelt e pranoi këtë fakt, pasi tha: «Përsëritja nuk e bën gënjeshtrën të vërtetë.»

Si ta përcaktosh nëse të kanë gënjyer apo jo? Njëherë Jezui i tha Perëndisë në lutje: «Fjala jote është e vërteta.» (Gjoni 17:17) Po, Fjala e Perëndisë, Bibla, përmban atë që na duhet për ta dalluar të vërtetën nga gënjeshtrat.

Pse të mos e lësh Biblën të demaskojë pesë gënjeshtra të zakonshme për Perëndinë? Do ta shohësh si do të ta përmirësojë jetën e vërteta.