Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

3 Perëndia është hakmarrës​—A është e vërtetë?

3 Perëndia është hakmarrës​—A është e vërtetë?

3 Perëndia është hakmarrës​—A është e vërtetë?

Çfarë mund të kesh dëgjuar? «Perëndia mban llogari çdo mëkat dhe i ndëshkon njerëzit përjetësisht në ferrin e zjarrtë.»

«Perëndia i ndëshkon mëkatarët me katastrofa natyrore.»

Çfarë mëson Bibla? Letra e dytë e Pjetrit 3:9 thotë se Jehovai «nuk dëshiron që të shkatërrohet ndonjë, por dëshiron që të gjithë të arrijnë pendimin». Në vend që të përqendrohet te gabimet, ai përqendrohet te të mirat tona. «Sytë e [Perëndisë] enden nëpër gjithë tokën për të treguar forcën e tij në dobi të atyre që i janë kushtuar me gjithë zemër atij.»​—2 Kronikave 16:9.

Ferri i zjarrtë nuk është mësim biblik. Vetë ideja e mundimit të përjetshëm i ngjall neveri Perëndisë. Ndëshkimi maksimal që u jep të ligjve është heqja e dhuratës së jetës. (Jeremia 7:31; Romakëve 6:7) Sa për katastrofat natyrore, të cilat shkatërrojnë pa bërë dallime, nuk janë vepra të Perëndisë, por ngjarje të paparashikuara që prekin këdo.​—Eklisiastiu 9:11.

Si të ndihmon njohja e së vërtetës? Mund t’i afrohemi më shumë Perëndisë kur kuptojmë se është ‘gati të falë’ dhe nuk dënon menjëherë. (Psalmi 86:5) Nuk duhet t’i shërbejmë Perëndisë nga ndjenja e fajit ose nga frika e sëmurë se mos ndëshkohemi. Përkundrazi, mund ta forcojmë besimin me motivin më të mirë​—dashurinë për Jehovain. Kjo dashuri është si një forcë që ta ngre zemrën peshë dhe na shtyn të bëjmë çmos ta kënaqim atë.​—Mateu 22:36-38; 1 Gjonit 5:3.

Edhe pse Perëndia dëshiron që të gjithë të kthejnë rrugë e të veprojnë mirë, ai e di se shumë veta s’do ta bëjnë asnjëherë këtë. Nëse ai s’do të vepronte kurrë ndaj atyre që s’heqin dorë nga e keqja, atëherë do të ishte njëlloj si një sundimtar që nxjerr ligje, por nuk sigurohet për zbatimin e tyre, dhe kështu padrejtësitë e vuajtjet do të vazhdonin pafundësisht. (Eklisiastiu 8:11) Kur e dimë se Perëndia nuk do ta tolerojë përgjithmonë ligësinë, kjo na jep një shpresë të fortë për të ardhmen. Perëndia ka premtuar t’i shfarosë ata që ngulmojnë në vepra të liga, që «zemërbutët» të gëzojnë jetë të përjetshme në tokë, siç kishte ndër mend në fillim.​—Psalmi 37:10, 11, 29. *

[Shënimi]

^ par. 7 Për të mësuar më shumë se si do ta kthejë Perëndia tokën në parajsë, shih kapitujt 3 dhe 8 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?

[Diçitura në faqen 6]

A dëshiron Perëndia që ta adhurojmë nga frika e ndëshkimit?

[Burimi i figurës në faqen 6]

Gravurë nga Doré