Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

5 Perëndia pranon çdo adhurim të sinqertë​—A është e vërtetë?

5 Perëndia pranon çdo adhurim të sinqertë​—A është e vërtetë?

5 Perëndia pranon çdo adhurim të sinqertë​—A është e vërtetë?

Çfarë mund të kesh dëgjuar? «Ashtu si shumë rrugë dhe shtigje çojnë në të njëjtin vend, ka edhe shumë shtigje që çojnë te Perëndia. Çdo njeri duhet të gjejë rrugën e vet për te Perëndia.»

Çfarë mëson Bibla? Duhet ta adhurojmë me sinqeritet Perëndinë, pa u shtirur ose pa hipokrizi. Jezui u tha udhëheqësve fetarë të kohës së tij pse Perëndia i kishte hedhur poshtë: «Mirë profetizoi Isaia për ju, hipokritë: ‘Ky popull më nderon me buzë, por zemra e tyre është larguar shumë nga unë.’» (Marku 7:6) Prapëseprapë, vetëm sinqeriteti nuk është garanci se Perëndia do ta pranojë adhurimin tonë.

Jezui e tregoi qartë këtë kur demaskoi të metën kryesore të adhurimit që bënin ata udhëheqës fetarë dhe dishepujt e tyre. Ai ua zbatoi atyre fjalët e Perëndisë: «Më kot vazhdojnë të më adhurojnë, sepse mësimet e tyre janë thjesht urdhërime njerëzish.» (Marku 7:7) Adhurimi i tyre ishte ‘i kotë’ ose i pavlerë, sepse për ta, tradita e tyre fetare ishte më e rëndësishme se kërkesat e Perëndisë.

Bibla nuk mbështet idenë se ka shumë rrugë të pranueshme për t’iu afruar Perëndisë, por mëson se ka vetëm një. Mateu 7:13, 14 thotë: «Hyni nga porta e ngushtë, sepse e gjerë dhe e hapët është rruga që të çon në shkatërrim, dhe shumë hyjnë nga ajo. Por e ngushtë është porta dhe e kufizuar rruga që të çon në jetë, dhe pak e gjejnë atë.»

Si të ndihmon njohja e së vërtetës? Përfytyro si do të ndiheshe nëse do të ishe stërvitur prej muajsh për të vrapuar në një maratonë. Del në vend të parë, por skualifikohesh sepse, pa e ditur, ke thyer një rregull. Do të mendoje se të gjitha përpjekjet shkuan dëm. A mund të ndodhë diçka e ngjashme me adhurimin që i bëjmë Perëndisë?

Duke e krahasuar adhurimin tonë me një garë atletike, apostulli Pavël shkroi: «Kush merr pjesë në ndonjë garë, nuk kurorëzohet, po të mos ndeshet sipas rregullave.» (2 Timoteut 2:5) Ne fitojmë miratimin e Perëndisë kur e adhurojmë «sipas rregullave», domethënë, në mënyrën që ai miraton. Nuk mund ta zgjedhim vetë rrugën për te Perëndia, ashtu si një vrapues s’mund të vrapojë nga t’i dojë qejfi dhe përsëri të presë që ta shpallin fitues.

Që ta kënaqim Perëndinë, adhurimi ynë nuk duhet të përmbajë gënjeshtra për të. Jezui tha: «Adhuruesit e vërtetë do ta adhurojnë Atin me frymë dhe të vërtetë.» (Gjoni 4:23) Rrugën e vërtetë për te Perëndia na e mëson Fjala e tij, Bibla.​—Gjoni 17:17. *

[Shënimi]

^ par. 8 Për më shumë informacion rreth adhurimit që miraton Perëndia, shih kapitullin 15 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?

[Diçitura në faqen 8]

A mësojnë të gjitha fetë të adhurohet Perëndia siç miraton ai?