Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Si mund të predikojë një si unë?»

«Si mund të predikojë një si unë?»

«Si mund të predikojë një si unë?»

Anembanë botës kemi shembuj të jashtëzakonshëm të vëllezërve dhe motrave që marrin pjesë me besnikëri në veprën e predikimit, pavarësisht nga problemet e rënda shëndetësore. Të marrim si shembull Dalinë, e cila jeton në Vilnjus, kryeqyteti i Lituanisë.

Dalia është një motër në mes të të 30-ve. Që kur lindi, ka vuajtur nga pasojat e apopleksisë së trurit. Ky çrregullim e ka lënë të paralizuar dhe me vështirësi serioze në të folur. Si pasojë, vetëm familjarët janë në gjendje ta kuptojnë mirë. Dalia jeton me të ëmën, Galinën, e cila kujdeset për të. Ndonëse jeta e Dalisë është plot vështirësi dhe ankth, ajo përpiqet të jetë pozitive. Si ka mundësi?

Galina shpjegon: «Në vitin 1999, erdhi për vizitë kushërira ime, Apolonija. Vumë re se Apolonija, e cila është Dëshmitare e Jehovait, e njihte mirë Biblën dhe Dalia nisi t’i bënte shumë pyetje. S’kaloi shumë dhe Dalia filloi një studim biblik. Me raste merrja pjesë edhe unë që të interpretoja fjalët e saj. Por, vija re se gjithçka që mësonte, i sillte dobi vërtet. Shpejt, edhe unë kërkova një studim biblik.»

Ndërsa Dalia filloi të kuptonte të vërtetat biblike, nisi ta trazonte gjithnjë e më shumë diçka. Në fund foli hapur dhe e pyeti Apolonijën: «Si mund të predikojë një si unë, e paralizuar?» (Mat. 28:19, 20) Apolonija e siguroi me qetësi: «Mos ki frikë! Jehovai do të të ndihmojë.» E vërtet, Jehovai e ndihmon.

Por, si predikon Dalia? Në disa mënyra. Motra të krishtere e ndihmojnë të përgatitë letra që përmbajnë një mesazh biblik. Në fillim, Dalia ua shpreh mendimet motrave. Pastaj, ato shkruajnë një letër me mendimet e saj. Po ashtu, Dalia dëshmon duke dërguar mesazhe me celular. Kur koha është e mirë, pjesëtarët e kongregacionit e nxjerrin që të flasin me njerëzit që takojnë në parqet e zonës dhe në rrugë.

Dalia dhe e ëma vazhdojnë të bëjnë përparim frymor. Të dyja ia kushtuan jetën Jehovait dhe u pagëzuan në nëntor të 2004-s. Në shtator të vitit 2008, në Vilnjus u formua një grup i gjuhës polake. Meqë kishte nevojë për më shumë lajmëtarë të Mbretërisë, Dalia dhe e ëma u bashkuan me grupin. Dalia thotë: «Nganjëherë merakosem kur ende nuk kam dalë në shërbim gjatë muajit. Por, pasi i lutem Jehovait për këtë, shpejt dikush merr takim me mua që të dalim në shërbim.» Si ndihet motra jonë e shtrenjtë, Dalia, për gjendjen e saj? Ajo thotë: «Sëmundja më ka paralizuar trupin, por jo mendjen. Jam shumë e lumtur që mund t’u flas të tjerëve për Jehovain!»