Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Në kërkim të përgjigjeve

Në kërkim të përgjigjeve

Në kërkim të përgjigjeve

«Thuajse çdo njeri ka një teori se cili është [Jezui]. Pavarësisht sa besimtarë ose sa skeptikë jemi, të gjithë pyesim veten: ‘Kush është ky njeri?’»​—AUTORI STAN GUTHRI.

NJERËZIT janë kureshtarë për Jezuin. Librat rreth tij janë më të shiturit. Filmat për të janë bërë shumë të famshëm. Megjithatë, mjaft veta kanë ende pyetje për Jezuin. Njerëzit kanë mendime të ndryshme se kush ishte vërtet Jezui.

Disa vjet më parë, dy gazetarë ftuan njerëz që, nëpërmjet Internetit, t’i përgjigjeshin pyetjes «Kush ishte Jezui?». Ja disa nga përgjigjet:

«Me sa duket ishte një Rabi (mësues) që bëri jetë shembullore për sa i përket dhembshurisë.»

«Ishte njeri i zakonshëm që bëri jetë të jashtëzakonshme.»

«S’ka asnjë provë se Jezui ka ekzistuar.»

«Jezui është Biri i Perëndisë, i cili lindi, vdiq dhe u ngrit nga të vdekurit që të na shpëtonte nga mëkatet. Sot ai jeton dhe do të vijë sërish në tokë.»

«Besoj se Jezu Krishti është biri i vetëm i Perëndisë, krejtësisht njerëzor dhe plotësisht hyjnor, të dyja njëkohësisht.»

«Jezui është një përrallë për fëmijë të rritur.»

Qartë, pikëpamje kaq të ndryshme s’mund të jenë të gjitha të sakta. A ka një burim të saktë ku të marrim përgjigje të besueshme për pyetjet tona rreth Jezuit? Botuesit e kësaj reviste besojnë se Bibla është Fjala e Perëndisë dhe se vetëm ajo na tregon gjithë të vërtetën për Jezuin. *​—2 Timoteut 3:16.

Në artikullin vijues do të shqyrtojmë përgjigjet që u jep Bibla disa pyetjeve të zakonshme rreth Jezuit. Ai tha se udha e shpëtimit është e hapur për ‘këdo që tregon besim tek ai’. (Gjoni 3:16) Të ftojmë të shqyrtosh përgjigjet, e pastaj të vendosësh vetë nëse duhet të mësosh më tej për Jezuin dhe si të tregosh besim tek ai.

[Shënimi]

^ par. 11 Për më shumë informacion, shih kapitullin 2, «Bibla​—Një libër nga Perëndia», në librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.