Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Për të rinjtë

Moisiu merr një caktim të veçantë

Moisiu merr një caktim të veçantë

Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur po e sheh me sytë e tu ngjarjen. Përfytyroji skenat. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.

Personazhet kryesore: Perëndia Jehova dhe Moisiu.

Përmbledhje: Jehovai cakton Moisiun të nxjerrë izraelitët nga Egjipti.

1 ANALIZO NGJARJEN.​—LEXO DALJEN 3:1-14; 4:1-17.

Përshkruaj si e imagjinon kaçubën në flakë.

․․․․․

Si e përfytyron reagimin e Moisiut​—shprehjen e fytyrës dhe zërin—kur dëgjon fjalët e Perëndisë, siç tregohet te Dalja 3:4?

․․․․․

Ç’ndjenja dallon në zërin e Moisiut teksa ai pyet Jehovain, siç dokumentohet te Dalja 3:11, 13 dhe 4:1, 10?

․․․․․

2 KËRKO MË THELLË.

Duke përdorur materialet për kërkim që ke në dispozicion, gjej diçka më shumë për shprehjen: «Unë do të bëhem çdo gjë që dua të bëhem.» (Dalja 3:14) Pse u përgjigj kështu Jehovai kur Moisiu e pyeti për emrin? *

․․․․․

Si mendon, pse ngurronte Moisiu t’i fliste faraonit? (E dhënë: lexo Numrat 12:3.)

․․․․․

Pse mund të ketë ngurruar Moisiu t’u fliste izraelitëve të tjerë?

․․․․․

3 NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .

Mungesën e besimit te vetja që shpesh kemi si njerëz.

․․․․․

Besimin që ka Jehovai te ti dhe tek aftësitë e tua.

․․․․․

PËR ZBATIM TË MËTEJSHËM.

Në cilat raste të mungon besimi te vetja?

․․․․․

Në ç’mënyra mund të jesh i dobishëm për Perëndinë Jehova, pavarësisht nga kufizimet?

․․․․․

4 ÇFARË TË TËRHEQ MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?

․․․․․

Për ta shkarkuar dhe/ose shtypur këtë artikull, shko tek adresa www.pr418.com

Nëse nuk ke Bibël, kërkoju një Dëshmitarëve të Jehovait ose lexoje në adresën e internetit www.watchtower.org

[Shënimi]

^ par. 14 Dëshmitarët e Jehovait botojnë një sërë librash e broshurash që mund të të ndihmojnë të kërkosh më thellë gjatë studimit të Biblës. Për më shumë informacion, kontakto me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tënde ose shkruaju botuesve të kësaj reviste.