Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një libër si gjithë të tjerët?

Një libër si gjithë të tjerët?

Një libër si gjithë të tjerët?

«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm . . . , që njeriu i Perëndisë të jetë krejtësisht i zoti, plotësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.»—2 TIMOTEUT 3:16, 17.

KËTË pohim s’e pranojnë të gjithë. Po ti? Cili nga mendimet e mëposhtme i afrohet më tepër pikëpamjes sate për Biblën?

• Vepër letrare e shkëlqyer.

• Një nga shumë librat e shenjtë të rëndësishëm.

• Libër me legjenda që përmban mësime morale.

• Fjala e Perëndisë.

Pyetja që lind është: a ka rëndësi çfarë beson ti? Shiko ç’thotë Bibla për veten: «Gjithçka që u shkrua kohë më parë, u shkrua për mësimin tonë, që, me anë të qëndrueshmërisë sonë dhe me anë të ngushëllimit nga Shkrimet, të kemi shpresë.» (Romakëve 15:4) Pra, Bibla pohon se qëllimi i saj është të na mësojë, ngushëllojë e të na japë shpresë.

Por ta zëmë se Bibla është thjesht një vepër letrare ose një nga shumë librat e shenjtë. A do t’i besoje që të mësonte e të drejtonte familjen tënde? A do ta kishe më të vështirë t’i besoje nëse thotë gjëra që kundërshtojnë atë që sipas teje është e drejtë? Po të ishte një koleksion mitesh, a do të të jepnin premtimet e Biblës ngushëllim e shpresë?

Nga ana tjetër, miliona veta që kanë studiuar Biblën janë të bindur se ajo është Fjala e Perëndisë dhe është unike. Pse? Çfarë e dallon Biblën nga gjithë librat e tjerë? Të ftojmë të shqyrtosh pesë karakteristika unike të Biblës, të cilat përshkruhen në artikujt vijues.