Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

Cili është emri i Perëndisë?

Të gjithë pjesëtarët e familjes sonë kanë emra. Madje edhe kafshët shtëpiake kanë emra. A nuk është e arsyeshme që edhe Perëndia të ketë emër? Në Bibël Perëndia ka shumë tituj, si Perëndi i Plotfuqishëm, Zotëri Sovran dhe Krijues, por ka edhe një emër.—Lexo Isainë 42:8.

Në shumë përkthime të Biblës, emri i Perëndisë gjendet te Psalmi 83:18. Për shembull, në Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re, ky varg thotë: «Vetëm ti, që e ke emrin Jehova, je Më i Larti në tërë dheun.»

Pse duhet ta përdorim emrin e Perëndisë?

Perëndia dëshiron që ta përdorim emrin e tij. Kur flasim me ata që i duam, si për shembull me miqtë e ngushtë, ne u drejtohemi me emër—veçanërisht kur na ftojnë të bëjmë kështu. A duhet të ndodhë ndryshe kur bëhet fjalë për të folur me Perëndinë? Për më tepër, Jezu Krishti na nxiti ta përdorim emrin e Perëndisë.—Lexo Mateun 6:9; Gjonin 17:26.

Sidoqoftë, që të jemi miq me Perëndinë, duhet të dimë më tepër se thjesht emrin e tij. Për shembull, çfarë personi është Perëndia? A është vërtet e mundur t’i afrohemi Perëndisë? Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’i gjeni në Bibël.