Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 TEMA KRYESORE | PËR ÇFARË FLET BIBLA?

Pse duhet të të interesojë Bibla?

Pse duhet të të interesojë Bibla?

Bibla është pa dyshim libri më i përhapur në botë. Pse? Një arsye është se në të gjejmë veten kollaj. Ajo përmban tregime reale për njerëz që kanë ekzistuar vërtet dhe për marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin e me Perëndinë. Këto tregime japin mësime praktike me fjalë të thjeshta dhe të drejtpërdrejta që mund të përkthehen në qindra gjuhë dhe të kuptohen nga njerëz të çdo vendi e kohe. Dhe parimet biblike janë gjithnjë të efektshme.

Ç’është më e rëndësishmja, Bibla thotë se është jo vetëm një libër për Perëndinë, por edhe një libër nga Perëndia. Ajo na zbulon emrin e Perëndisë, personalitetin e tij dhe qëllimin e pandryshueshëm që kishte kur krijoi tokën dhe njerëzit. Tregon edhe luftën e së mirës kundër së keqes gjatë gjithë historisë: një tregim mahnitës dhe universal me fund të lumtur. Kështu, leximi i Biblës me mendje të hapur hedh bazën për besim dhe shpresë.

Në Bibël gjejmë informacione që nuk mund t’i gjejmë askund tjetër. Për shembull, Bibla zbulon të vërtetën për tema të tilla, si:

  • Nga vijmë dhe pse vuajmë?

  • Çfarë bëri Perëndia për të shpëtuar njerëzimin?

  • Çfarë ka bërë Jezui për ne?

  • Si do të jetë e ardhmja e tokës dhe e njerëzimit?

Pse të mos u hedhësh një sy faqeve vijuese dhe të shqyrtosh për çfarë flet Bibla?