Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ja çfarë zgjodha që fëmijë

Ja çfarë zgjodha që fëmijë

Kur isha djalosh

Në vitin 1985 isha vetëm dhjetë vjeç, kur në shkollën time në Kolumbus, Ohajo, SHBA mbërritën fëmijë nga Kamboxhia. Një nga çunat dinte vetëm pak fjalë në anglisht. Me ndihmën e vizatimeve filloi të më tregonte histori të llahtarshme me tortura, vrasje dhe arratisje. Çdo natë, teksa mendoja për ata fëmijë, qaja. Doja t’u flisja për jetën në Parajsë dhe për shpresën e ringjalljes, por nuk e kuptonin gjuhën time. Edhe pse isha vetëm një djalosh, vendosa të mësoja gjuhën kamboxhiane që t’u flisja për Jehovain shokëve të shkollës. Në atë kohë as që e mendoja sa shumë do të ndikonte tek e ardhmja ime kjo zgjedhje.

Mësimi i gjuhës kamboxhiane ishte i vështirë. Dy herë vendosa të hiqja dorë, por Jehovai më dha zemër me anë të prindërve. Teksa rritesha, mësuesit dhe shokët e shkollës më nxitnin të ndiqja një karrierë fitimprurëse. Mirëpo, unë doja të bëhesha pionier, ndaj që të arrija këtë synim zgjodha ato lëndë nga shkolla e mesme të cilat do të më ndihmonin të gjeja punë në kohë të pjesshme. Pas mësimit, takohesha me disa pionierë e dilja në shërbim me ta. Po ashtu, ndihmoja nxënës të tjerë që nuk e kishin anglishten si gjuhë amtare, një zgjedhje që do të më sillte shumë dobi më vonë.

Kur isha 16 vjeç, mora vesh për një grup të gjuhës kamboxhiane në Long-Biç, Kaliforni, SHBA. Shkova atje dhe mësova të lexoja në këtë gjuhë. Menjëherë pasi mbarova shkollën, u bëra pionier dhe vazhdova t’u predikoja kamboxhianëve pranë shtëpisë sime. Kur mbusha 18 vjeç, fillova të mendoja për t’u transferuar në Kamboxhia. Edhe pse ishte ende vend i rrezikshëm, e dija se nga ata dhjetë milionë që jetonin në Kamboxhia pak veta kishin dëgjuar për lajmin e mirë për Mbretërinë. Në atë kohë, në gjithë vendin ishte vetëm një kongregacion me 13 lajmëtarë. Për herë të parë e vizitova Kamboxhian kur isha 19 vjeç. Pas dy vjetësh vendosa të shkoja e të jetoja atje. Gjeta një punë në kohë të pjesshme si përkthyes e mësues i anglishtes, që të mbështetja veten në shërbim. Me kohë, u martova me një motër që kishte të njëjtat synime. Së bashku, kemi pasur kënaqësinë të ndihmonim shumë kamboxhianë t’ia kushtonin jetën Perëndisë.

Jehovai më ka dhënë ‘atë që më ka dashur zemra’. (Psal. 37:4) Të bësh dishepuj të sjell kënaqësi më shumë se çdo profesion tjetër. Gjatë 16 viteve që kam jetuar në Kamboxhia, ai grup i vogël me 13 shërbëtorë të Jehovait është rritur në 12 kongregacione dhe 4 grupe të izoluara!—Treguar nga Xhejson Bllekuelli.