Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

Kush e sundon vërtet botën?

Nëse sundimtari i botës do të ishte Perëndia, a do të kishte kaq shumë vuajtje?

Shumë veta besojnë se sundimtari i botës është Perëndia i vërtetë. Por, nëse do të ishte kështu, a do të kishte kaq shumë vuajtje në tokë? (Ligji i përtërirë 32:4, 5) Bibla thotë se bota është nën pushtetin e një personi të lig.—Lexo 1 Gjonit 5:19.

Si e vuri njerëzimin nën pushtetin e tij ky person i lig? Në fillim të historisë njerëzore, një engjëll u rebelua kundër Perëndisë. Ai e nxiti edhe çiftin e parë njerëzor të rebelohej. (Zanafilla 3:1-6) Dy njerëzit e parë zgjodhën t’i bindeshin këtij engjëlli rebel, Satanait, dhe kështu e bënë sundimtarin e tyre. Perëndia i Plotfuqishëm është i vetmi sundimtar i ligjshëm, por ai dëshiron që njerëzit të zgjedhin sundimin e tij ngaqë e duan Perëndinë. (Ligji i përtërirë 6:6; 30:16, 19) Mjerisht, shumica e njerëzimit është mashtruar dhe ka bërë të njëjtën zgjedhje të gabuar si çifti i parë njerëzor.—Lexo Zbulesën 12:9.

Kush do t’i zgjidhë problemet e njeriut?

A do ta lejojë pafundësisht Perëndia sundimin e lig të Satanait? Jo! Perëndia do të përdorë Jezuin për të zhdukur ligësinë që ka shkaktuar Satanai.—Lexo 1 Gjonit 3:8.

Me fuqinë e dhënë nga Perëndia, Jezui do ta shkatërrojë Satanain. (Romakëve 16:20) Më pas, Perëndia do të sundojë mbi njerëzimin dhe do t’i japë sërish racës njerëzore jetën e lumtur dhe paqësore, ashtu siç kishte ndër mend në fillim.—Lexo Zbulesën 21:3-5.