Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

Çfarë i shtyn shumë veta të mendojnë për ekzistencën e një Krijuesi?

A nuk është mrekulli jeta?

Një poet shkroi rreth 3.000 vjet më parë: «Do të të përlëvdoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekullueshme.» (Psalmi 139:14) A nuk mrekulloheni kur mendoni për mënyrën si zhvillohet një foshnjë nga një qelizë e vetme? Shumë veta ia japin meritën një Krijuesi për projektimin e gjallesave.​—Lexo Psalmin 139:13-17; Hebrenjve 3:4.

Ai që krijoi universin dhe e bëri të banueshme tokën, krijoi edhe jetën. (Psalmi 36:9) Ka komunikuar me njerëzit dhe na ka treguar për veten.​—Lexo Isainë 45:18.

A e kemi origjinën nga kafshët?

Në shumë hollësi trupi ynë ngjan me trupin e kafshëve, sepse Krijuesi i ka projektuar si njerëzit, edhe kafshët të jetojnë në tokë. Ai e bëri njeriun e parë nga dheu, jo nga një kafshë.​—Lexo Zanafillën 1:24; 2:7.

Njerëzit ndryshojnë nga kafshët në dy mënyra të rëndësishme. Së pari, njerëzit janë të aftë ta njohin, ta duan dhe ta respektojnë Krijuesin. Së dyti, njerëzit u projektuan të jetonin përgjithmonë, kurse kafshët jo. Por sot të gjithë njerëzit kanë trashëguar vdekjen ngaqë njeriu i parë hodhi poshtë drejtimin e Krijuesit.​—Lexo Zanafillën 1:27; 2:15-17.