Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

Pse duhet ta kujtojmë vdekjen e Jezuit?

Ç’të ardhme do të kemi falë vdekjes së Jezuit?Isaia 25:8; 33:24

Vdekja e Jezuit është ngjarja më e rëndësishme në histori, sepse vdiq që njerëzit të kishin sërish jetë të përsosur. Njeriu nuk u krijua mëkatar, pra me prirjen që të bëjë të këqija, të sëmuret a të vdesë. (Zanafilla 1:31) Por, mëkati hyri në botë me anë të njeriut të parë, Adamit. Jezui dha jetën që të na shpëtojë nga mëkati e vdekja.Lexo Mateun 20:28; Romakëve 6:23.

Zoti tregoi dashuri të jashtëzakonshme kur dërgoi të Birin në tokë që të vdiste për ne. (1 Gjonit 4:9, 10) Jezui u tha dishepujve ta kujtonin vdekjen e tij me anë të një kremtimi të thjeshtë me bukë e verë. Kur përkujtojmë këtë ngjarje çdo vit, shprehim mirënjohjen tonë për dashurinë që treguan Perëndia e Jezui.Lexo Lukën 22:19, 20.

Cilët duhet të marrin nga buka e nga vera?

Kur Jezui u tha për herë të parë dishepujve të kujtonin vdekjen e tij, përmendi një besëlidhje, ose marrëveshje. (Mateu 26:26-28) Ajo u hapi udhën atyre dhe një numri të kufizuar njerëzish të tjerë që të bëheshin mbretër e priftërinj me të në qiell. Ndonëse miliona veta e përkujtojnë vdekjen e Jezuit, vetëm ata që janë pjesë e besëlidhjes marrin nga buka e nga vera.Lexo Zbulesën 5:10.

Ata që do të bëhen mbretër, Jehovai ka filluar t’i zgjedhë thuajse 2.000 vjet më parë. (Luka 12:32) Numri i tyre është i vogël në krahasim me ata që do të jetojnë përgjithmonë në tokë.Lexo Zbulesën 7:4, 9, 17.