Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

Çfarë është Dita e Gjykimit?

Pse dita e gjykimit do të jetë një kohë e gëzuar?

Në kohët biblike Zoti i dha popullit të tij gjykatës që të mos vuanin nga padrejtësitë. (Gjykatësit 2:18) Bibla e përshkruan Ditën e Gjykimit që do të vijë si një kohë të gëzuar, sepse Jehovai, Gjykatësi i gjithë tokës, do t’u japë fund padrejtësive.—Lexo Psalmin 96:12, 13; Isainë 26:9.

Perëndia ka caktuar Jezuin që t’i trajtojë me drejtësi si të gjallët, edhe të vdekurit. (Veprat 10:42; 17:31) Mjaft veta kanë vdekur pa e njohur Zotin. Gjatë Ditës së Gjykimit Jezui do t’i kthejë në jetë këta që t’u jepet mundësia ta njohin e ta duan Perëndinë e vërtetë.—Lexo Veprat 24:15.

Pse Dita e Gjykimit do të zgjatë një mijë vjet?

Të vdekurit do të ringjallen gjatë një mijë vjetëve. (Zbulesa 20:4, 12) Ata do të kenë nevojë për kohë që të mësojnë udhët e Zotit dhe t’i binden. Ndryshe nga ç’mendohet gjerësisht, Bibla tregon se njerëzit do të gjykohen në bazë të asaj që do të bëjnë pas ringjalljes.—Lexo Romakëve 6:7.

Bibla flet edhe për një ditë gjykimi që do të vijë papritur, para se të fillojnë një mijë vjetët. Ajo quhet edhe fundi, siç shpjegohet në serinë e kësaj reviste. Atë ditë Zoti do të shfarosë tërë të paperëndishmit, ose të ligjtë. (2 Pjetrit 3:7) Prandaj duhet të bëjmë çmos ta tregojmë qartë dashurinë për Zotin.—Lexo 2 Pjetrit 3:9, 13.