Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

Nga vjen ligësia?

Kush e shtyu Jezuin të bënte diçka të gabuar?Mateu 4:8-10

Normalisht njerëzit duan të jenë paqësorë, të ndershëm e mirëdashës. Po pse shpesh shohim dhunë, padrejtësi e mizori? Çfarë nuk dëgjojmë në lajme! Mos vallë dikush i shtyn njerëzit të bëjnë keq?Lexo 1 Gjonit 5:19.

A e ka krijuar Zoti njeriun me prirjen për të qenë i lig? Jo, Perëndia Jehova e krijoi njësoj si vetja, me prirjen për të imituar dashurinë e Tij. (Zanafilla 1:27; Jobi 34:10) Por i dha edhe dinjitet, duke i ofruar mundësinë e zgjedhjes. Kur dy njerëzit e parë zgjodhën të bënin të keqen, nuk pranuan të ndiqnin shembullin e Perëndisë dhe kështu u bënë të papërsosur. Prej tyre trashëguam prirjen për të mëkatuar.Lexo Ligjin e përtërirë 32:4, 5.

A do të ketë gjithmonë ligësi?

Zoti do që ta luftojmë prirjen për të bërë keq. (Proverbat 27:11) Prandaj na mëson si ta shmangim të ligën dhe të jemi vërtet të lumtur. Por tani për tani, nuk mund ta imitojmë në mënyrë të përsosur dashurinë e Perëndisë.Lexo Psalmin 32:8.

Edhe pse e keqja ka marrë dhenë, Zoti po e lejon për njëfarë kohe që të bindemi për pasojat e saj të tmerrshme. (2 Pjetrit 3:7-9) Së shpejti toka do të mbushet me njerëz të lumtur që i binden Atij.Lexo Psalmin 37:9-11.