Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çfarë thotë Bibla?

Çfarë thotë Bibla?

Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

DISA MENDOJNË se mbretëria e Zotit është në zemrën e njeriut; të tjerë mendojnë se është rezultat i përpjekjeve të njeriut për të sjellë paqen dhe vëllazërinë në botë. Po ti, si mendon?

BIBLA THOTË:

«Perëndia i qiellit do të vendosë një mbretëri që nuk do të shkatërrohet kurrë. . . . Ajo do të thërrmojë dhe do t’u japë fund të gjitha këtyre mbretërive [njerëzore].» (Danieli 2:44) Mbretëria e Perëndisë është qeveri e vërtetë.

Ç’MËSOJMË TJETËR NGA BIBLA?

  • Mbretëria e Perëndisë qeveris nga qielli.​—Mateu 10:7; Luka 10:9.

  • Nëpërmjet Mbretërisë, Zoti plotëson vullnetin e tij në qiell dhe në tokë.​—Mateu 6:10.

Kur do të vijë Mbretëria e Perëndisë?

SI MENDON?

  • Askush nuk e di

  • Së shpejti

  • Kurrë

BIBLA THOTË:

«Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, dhe atëherë do të vijë fundi.» (Mateu 24:14) Kur të predikohet plotësisht lajmi i mirë, kjo Mbretëri do të sjellë fundin e këtij sistemi të lig.

Ç’MËSOJMË TJETËR NGA BIBLA?

  • Askush në tokë nuk e di tamam kur do të vijë Mbretëria e Perëndisë.​—Mateu 24:36.

  • Profecia biblike thotë se Mbretëria do të vijë së shpejti.​—Mateu 24:3, 7, 12.