Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e dini?

A e dini?

Si transportohej zjarri në lashtësi?

TREGIMI biblik te Zanafilla 22:6 thotë se kur Abrahami po përgatitej të bënte një flijim në një vend të largët, «mori drutë e blatimit të djegur dhe ia ngarkoi Isakut, të birit, kurse vetë mori zjarrin dhe kamën, e të dy vazhduan së bashku».

Shkrimet nuk thonë gjë se çfarë metode përdorej në lashtësi për të ndezur zjarrin. Për tregimin në fjalë, të paktën një komentues mendon se zjarri «zor që mund të mbahej gjallë gjatë tërë udhëtimit të gjatë» që bënë Abrahami e Isaku. Prandaj, ka të ngjarë të bëhet fjalë për mjetet që duheshin për të ndezur zjarrin.

Sidoqoftë, të tjerë thonë se në kohët e lashta nuk ishte punë e thjeshtë të ndizje një zjarr. Njerëzit do ta kenë pasur më kollaj që, kur ishte e mundur, të merrnin më mirë ndonjë thëngjill të pashuar te komshinjtë sesa të përpiqeshin ta ndiznin vetë zjarrin. Kështu, mjaft studiues mendojnë se ajo që mbante Abrahami ishte një enë​—mbase një enë balte që mbahej varur me një zinxhir—​ku kishte prush ose thëngjij qymyri të marrë nga zjarri i një nate më parë. (Isa. 30:14) Thëngjijtë kuqëlues që transportoheshin në këtë mënyrë mund të përdoreshin shpejt e shpejt bashkë me shkarpat për të ndezur zjarr në çfarëdo momenti të udhëtimit.