Ku po i mban sytë?
«Drejt teje i ngre sytë, drejt teje që banon në qiej.»—PSAL. 123:1.
1, 2. Ç’do të thotë t’i fiksojmë sytë te Jehovai?
SOT jetojmë në «kohë kritike» që janë «të vështira për t’u përballuar», dhe jeta do të bëhet akoma më e vështirë para se të agojë një ditë e re e të rikthehet në tokë paqja e vërtetë. (2 Tim. 3:1) Prandaj bëjmë mirë të pyesim veten: «Ku po i mbaj sytë për ndihmë dhe drejtim?» Mbase kemi në majë të gjuhës përgjigjen «te Jehovai», dhe kjo është përgjigjja më e shkëlqyer.
2 Po ç’do të thotë t’i mbajmë sytë te Jehovai? Dhe si mund të sigurohemi që sytë tanë të mbeten të fiksuar tek ai ndërsa përballojmë vështirësitë e ndërlikuara të jetës? Shekuj më parë, një psalmist e pranoi sa shumë nevojë kemi që t’i ngremë sytë drejt Jehovait për ndihmë në kohë të vështira. (Lexo Psalmin 123:1-4.) Sipas krahasimit që bëri psalmisti, ne i kemi sytë te Jehovai ashtu si një shërbëtor i ka sytë te zotëria i tij. Ç’donte të thoshte psalmisti me këtë? Shërbëtori i ka sytë te zotëria i tij për të marrë ushqim dhe mbrojtje. Gjithashtu, ai duhet t’i mbajë sytë vazhdimisht te zotëria që të dallojë çfarë dëshiron, e pastaj të veprojë në përputhje me këtë. Në mënyrë të ngjashme, ne kemi nevojë të shqyrtojmë përditë Fjalën e Perëndisë që të sigurohemi cili është vullneti i Jehovait për ne personalisht, e pastaj ta ndjekim atë drejtim. Vetëm atëherë mund të jemi të sigurt se Jehovai do të na mbështetë në kohë të vështira.—Efes. 5:17.
3. Çfarë mund të na shpërqendrojë që të mos i mbajmë sytë të fiksuar te Jehovai?
3 Ndonëse e dimë sa rëndësi ka t’i mbajmë sytë pareshtur te Jehovai, hera-herës mund të shpërqendrohemi. Tamam kështu i ndodhi mikes së ngushtë të Jezuit, Martës. Ajo ‘u shpërqendrua ngaqë merrej me shumë punë’. (Luka 10:40-42) Nëse kjo i ndodhi një shërbëtoreje besnike kur Jezui ishte fizikisht pranë saj, s’ka pse të na duket çudi që mund të na ndodhë edhe neve. Atëherë, cilat gjëra mund të na shpërqendrojnë që të mos i mbajmë sytë të fiksuar te Jehovai? Në këtë artikull do të shqyrtojmë si mund të na shpërqendrojnë veprimet e të tjerëve. Gjithashtu do të mësojmë si të mbetemi të përqendruar te Jehovai.
NJË NJERI BESNIK HUMBET NJË PRIVILEGJ
4. Pse mund të na duket e habitshme që Moisiu e humbi privilegjin për të hyrë në Tokën e Premtuar?
4 Moisiu pa dyshim që i mbante sytë te Jehovai për drejtim e udhëheqje. Në fakt, ai «qëndroi i palëkundur si të shihte Atë që është i padukshëm». (Lexo Hebrenjve 11:24-27.) Bibla thotë se «në Izrael nuk pati më kurrë profet si Moisiu, me të cilin Jehovai foli sy për sy». (Ligj. 34:10) Por, ndonëse kishte një marrëdhënie aq të ngushtë me Jehovain, Moisiu prapë e humbi privilegjin për të hyrë në Tokën e Premtuar. (Num. 20:12) Cila ishte arsyeja që Moisiu mëkatoi?
5-7. Cili problem lindi pak pasi izraelitët dolën nga Egjipti? Si veproi Moisiu në atë situatë?
5 Pa kaluar as dy muaj pasi izraelitët dolën nga Egjipti—kur s’kishin arritur ende në malin Sinai—lindi një problem serioz. Populli zuri të ankohej se s’kishin ujë. Ata nisën të murmuritnin kundër Moisiut, dhe situata u bë aq e rëndë sa Moisiu i thirri Jehovait: «Ç’të bëj me këtë popull? Edhe pak dhe do të më vrasin me gurë!» (Dal. 17:4) Jehovai u përgjigj duke i dhënë Moisiut udhëzime të qarta. Ai duhej të merrte shkopin e tij, të godiste me të shkëmbin në Horeb, dhe pastaj nga shkëmbi do të vërshonte ujë. Shkrimet thonë: «Moisiu bëri kështu në sy të pleqve të Izraelit.» Izraelitët pinë sa u ngopën, dhe problemi u zgjidh.—Dal. 17:5, 6.
6 Tregimi i frymëzuar thotë më tej se Moisiu «e quajti atë vend Masah dhe Meriba, sepse bijtë e Izraelit u grindën dhe e vunë në provë Jehovain, duke thënë: ‘A është Jehovai mes nesh, apo jo?’» (Dal. 17:7) Këta ishin emra të goditur, sepse kishin kuptimin «vënie në provë» dhe «grindje».
7 Si u ndie Jehovai për atë që ndodhi në Meribë? Ai i pa veprimet e izraelitëve si një provë ose sfidë ndaj tij si Perëndia i vërtetë, jo thjesht si rebelim kundër Moisiut. (Lexo Psalmin 95:8, 9.) Nuk diskutohet që izraelitët vepruan gabim. Në atë rast, Moisiu reagoi siç duhej duke i mbajtur sytë te Jehovai dhe duke ndjekur pastaj me kujdes drejtimin e tij.
8. Cili problem lindi nga fundi i udhëtimit 40-vjeçar nëpër shkretëtirë?
8 Mirëpo, si rrodhën gjërat kur ndodhi diçka e ngjashme afro 40 vjet më vonë, nga fundi i udhëtimit nëpër shkretëtirë? Izraelitët gjendeshin sërish në një vend që më vonë u quajt Meribë. Por kjo * Izraelitët u ankuan prapë se s’kishin ujë. (Num. 20:1-5) Por kësaj here, gjërat vajtën ndryshe për Moisiun.
ishte një Meribë tjetër që ndodhej afër Kadeshit, pranë kufirit të Tokës së Premtuar.9. Çfarë udhëzimesh mori Moisiu, por si veproi? (Shih figurën hapëse.)
9 Si reagoi Moisiu ndaj atij rebelimi? Prapë i ktheu sytë nga Jehovai për drejtim. Por kësaj here, Jehovai nuk e udhëzoi ta godiste shkëmbin. Moisiut iu tha të merrte shkopin e tij, të mblidhte popullin para shkrepit dhe pastaj t’i fliste shkrepit. (Num. 20:6-8) Mirëpo Moisiu nuk i foli atij shkëmbi, ose shkrepi. Në vend të kësaj, shfreu dufin duke u bërtitur atyre që ishin mbledhur atje: «Dëgjoni, tani, o rebelë! A të nxjerrim ujë nga ky shkrep për ju?» Pastaj e goditi shkrepin jo vetëm një herë, por dy herë.—Num. 20:10, 11.
10. Si reagoi Jehovai ndaj asaj që bëri Moisiu?
10 Jehovait iu ndez zemërimi kundër Moisiut. (Ligj. 1:37; 3:26) Pse reagoi ashtu Jehovai? Mund të kenë qenë disa arsye. Siç u përmend më sipër, Jehovai mund të jetë indinjuar ngaqë Moisiu nuk i ndoqi udhëzimet e reja që kishte marrë.
11. Pse Moisiu mund t’ia ketë ulur vlerën mrekullisë që bëri Jehovai duke e goditur shkëmbin?
11 Ka edhe një arsye tjetër të mundshme. Formacionet shkëmbore përqark vendit ku ndodhej Meriba e parë janë granit i fortë. Sado fort ta godasë dikush granitin, asnjeri nuk pret të dalë ujë prej tij. Por formacionet shkëmbore përqark Meribës së dytë janë shumë të ndryshme dhe përbëhen kryesisht nga gur gëlqeror, që është më i butë. Ngaqë guri gëlqeror është poroz, shpesh në këto zona ka rezervuarë uji nën tokë që mund të shfrytëzohen për t’u furnizuar me ujë. Mos ndoshta kur e goditi dy herë atë shkëmb poroz, Moisiu i hapi rrugë akuzës se uji doli falë shkaqeve natyrore, jo falë Jehovait? A ia uli vlerën asaj mrekullie Moisiu duke e goditur shkëmbin në vend që t’i fliste? * Nuk mund ta dimë me siguri.
SI U REBELUA MOISIU
12. Cila mund të ketë qenë një arsye tjetër pse Jehovai u zemërua me Moisiun dhe Aaronin?
12 Ka edhe një shpjegim tjetër të mundshëm për zemërimin e Jehovait ndaj Moisiut, si edhe ndaj Aaronit. Të shohim çfarë i tha Moisiu popullit: «A të nxjerrim ujë nga ky shkrep për ju?» Ka shumë mundësi që Moisiu ta kishte fjalën për veten dhe Aaronin, kur përdori foljen «të nxjerrim» në shumës. Fjalët e Moisiut treguan një mungesë flagrante respekti për Jehovain si Burimi i vërtetë i asaj mrekullie. Këtë arsye të mundshme e vërteton edhe ajo që thotë Psalmi 106:32, 33: «Ata e provokuan [Perëndinë] në ujërat e Meribës, e për faj të tyre e pësoi keq Moisiu. Sepse frymën e tij e hidhëruan e me buzët e tij ai foli pa menduar.» * (Num. 27:14) Sido të ketë qenë, veprimet e Moisiut bënë që Jehovai të mos merrte gjithë nderimin që meritonte. Jehovai iu drejtua me këto fjalë Moisiut dhe Aaronit: «Ju ngritët krye kundër urdhrit tim.» (Num. 20:24) Çfarë mëkati i rëndë!
13. Pse ishte me vend dhe koherent gjykimi që dha Jehovai për Moisiun?
13 Meqë Moisiu dhe Aaroni ishin udhëheqës të popullit të tij, Jehovai u kërkonte më shumë llogari. (Luka 12:48) Më parë Jehovai nuk kishte lejuar një brez të tërë izraelitësh të hynin në vendin e Kanaanit për shkak të rebelimit të tyre. (Num. 14:26-30, 34) Prandaj ishte me vend dhe koherente që Jehovai të jepte të njëjtin gjykim për Moisiun për shkak të veprimit të tij rebel. Ashtu si rebelët e tjerë, ai nuk u lejua të hynte në Tokën e Premtuar.
RRËNJA E PROBLEMIT
14, 15. Çfarë e shtyu Moisiun të rebelohej?
14 Çfarë e shtyu Moisiun të përvetësonte atë qëndrim rebel? Të shohim edhe një herë çfarë thotë Psalmi 106:32, 33: «Ata e provokuan [Perëndinë] në ujërat e Meribës, e për faj të tyre e pësoi keq Moisiu. Sepse frymën e tij e hidhëruan e me buzët e tij ai foli pa menduar.» Izraelitët provokuan Jehovain, por ai që u mbush me hidhësi ishte Moisiu. Mungesa e vetëkontrollit e shtyu të fliste pa marrë parasysh pasojat.
15 Moisiu lejoi që veprimet e të tjerëve ta shpërqendronin, e kështu nuk i mbajti sytë të fiksuar te Jehovai. Në incidentin e parë Moisiu reagoi siç duhej. (Dal. 7:6) Por, pasi ishte marrë për dekada të tëra me izraelitët rebelë, ka të ngjarë që Moisiu të ndihej i lodhur e i acaruar. Mos ndoshta e kishte mendjen më tepër te ndjenjat e veta, dhe jo si t’i jepte lavdi Jehovait?
16. Pse duhet të na interesojë ajo që bëri Moisiu?
16 Nëse një profet besnik si Moisiu mund të shpërqendrohej e të gabonte, edhe neve mund të na ndodhë fare kollaj e njëjta gjë. Ashtu si Moisiu, edhe ne pas pak do të hyjmë në një vend në kuptimin e figurshëm: në botën e re që na ka premtuar Jehovai. (2 Pjet. 3:13) Askush nga ne nuk dëshiron ta humbasë këtë privilegj unik. Veçse, për ta arritur synimin tonë, duhet t’i mbajmë sytë të fiksuar te Jehovai, duke u përpjekur gjithnjë të bëjmë vullnetin e tij. (1 Gjon. 2:17) Çfarë mësimesh duhet të nxjerrim nga gabimi i Moisiut?
MOS LEJO TË SHPËRQENDROHESH NGA VEPRIMET E TË TJERËVE
17. Çfarë do të na ndihmojë që të mos na mposhtë acarimi?
17 Mos lejo të të mposhtë acarimi. Edhe nëse hasim shumë e shumë herë të njëjtat probleme, «të mos dorëzohemi duke bërë atë që është e shkëlqyer, sepse në stinën e duhur do të korrim, nëse nuk lodhemi». (Gal. 6:9; 2 Sel. 3:13) Kur kemi situata acaruese ose përplasje personaliteti të përsëritura, a u vëmë fre buzëve dhe a ruajmë gjakftohtësinë? (Prov. 10:19; 17:27; Mat. 5:22) Kur të tjerët na provokojnë, duhet të mësojmë ‘t’i lëmë vend zemërimit’. Zemërimit të kujt? Zemërimit të Jehovait. (Lexo Romakëve 12:17-21.) Nëse vazhdojmë t’i mbajmë sytë te Jehovai, do t’i tregojmë respektin që i takon duke i lënë vend zemërimit të tij, duke pritur me durim që ai të veprojë atëherë kur e gjykon të nevojshme. Po të vepronim ndryshe dhe të hakmerreshim në ndonjë mënyrë, kjo do të ishte mungesë respekti ndaj Jehovait.
18. Çfarë duhet të mbajmë në mendje për zbatimin e udhëzimeve?
18 Ndiq me kujdes udhëzimet më të Hebr. 13:17) Në të njëjtën kohë, do të bëjmë kujdes që ‘të mos shkojmë përtej gjërave të shkruara’. (1 Kor. 4:6) Duke vepruar kështu, i mbajmë sytë të fiksuar te Jehovai.
fundit. A i ndjekim me besnikëri udhëzimet më të fundit që na ka dhënë Jehovai? Nëse po, nuk do të vazhdojmë të mbështetemi thjesht te mënyra si i bënim gjërat në të kaluarën. Përkundrazi, do të zbatojmë pa vonesë çdo drejtim të ri që jep Jehovai nëpërmjet organizatës së tij. (19. Ç’mund të bëjmë që të mos i lejojmë gabimet e të tjerëve të na dëmtojnë marrëdhënien me Jehovain?
19 Mos lejo që gabimet e të tjerëve të dëmtojnë marrëdhënien tënde me Jehovain. Nëse i mbajmë sytë të përqendruar te Jehovai, nuk do të lejojmë që veprimet e të tjerëve të na mbushin me hidhësi ose të na dëmtojnë marrëdhënien me Të. Kjo është e rëndësishme sidomos nëse, ashtu si Moisiu, kemi njëfarë përgjegjësie në organizatën e Perëndisë. Vërtet, secili nga ne ka nevojë ‘të vazhdojë të punojë për shpëtimin e vetes me frikë dhe me dridhma’. Por duhet të mbajmë ndër mend se Jehovai nuk na gjykon sipas një standardi të ngurtë e joelastik. (Filip. 2:12) Përkundrazi, sa më shumë përgjegjësi të kemi, aq më shumë i japim llogari Jehovait. (Luka 12:48) Ama, nëse e duam vërtet Jehovain, asgjë nuk do të na pengojë ose nuk do të na ndajë nga dashuria e tij.—Psal. 119:165; Rom. 8:37-39.
20. Për çfarë duhet të jemi të vendosur?
20 Në këto kohë të vështira, le t’i ngremë vazhdimisht sytë drejt Atij «që banon në qiej», me qëllim që të dallojmë cili është vullneti i tij. Mos lejofshim kurrë që veprimet e të tjerëve të ndikojnë për keq te marrëdhënia jonë me Jehovain! Ajo që i ndodhi Moisiut na e ngulit më thellë në mendje e në zemër rëndësinë e kësaj. Në vend që të reagojmë në mënyrë të ekzagjeruar ndaj papërsosmërive të të tjerëve, qofshim të vendosur ‘t’i kemi sytë te Jehovai, Perëndia ynë, gjersa të na japë hir’!—Psal. 123:1, 2.
^ par. 8 Ky ishte një vend i ndryshëm nga Meriba që ndodhej afër Refidimit. Ky vend i dytë, ndryshe nga i pari, përmendet bashkë me Kadeshin, jo me Masahun. Megjithatë, të dyja vendeve iu vu emri Meribë për shkak të grindjes që ndodhi atje.—Shih hartën te broshura Ndihmë për të studiuar Fjalën e Perëndisë, pjesa 7.
^ par. 11 Profesori Xhon Bek thotë për këtë ngjarje: «Sipas një gojëdhëne judaike, rebelët e kritikuan Moisiun me këto fjalë: ‘Moisiu i njeh veçoritë e këtij shkëmbi këtu! Nëse do që të na provojë fuqinë e tij mrekullibërëse, le të na nxjerrë ujë nga ky shkëmbi tjetër.’» Natyrisht, kjo është vetëm një gojëdhënë.
^ par. 12 Shih Kullën e Rojës, 15 tetor 1987, «Pyetje nga lexuesit», anglisht.