Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pyetje nga lexuesit

Pyetje nga lexuesit

Nëse një i krishterë kalon natën në rrethana të papërshtatshme me dikë me të cilin nuk është i martuar, a përbën kjo një mëkat që kërkon të ndërmerret një veprim gjyqësor?

Po, nëse nuk ka rrethana lehtësuese do të formohet një komitet gjyqësor në bazë të dëshmive të forta rrethanore për imoralitet seksual.​—1 Kor. 6:18.

Trupi i pleqve peshon me kujdes çdo situatë për të përcaktuar nëse përligjet formimi i një komiteti gjyqësor. Për shembull: a kanë qenë në një lidhje romantike me njëri-tjetrin? A i kanë këshilluar më parë për sjelljen ndaj njëri-tjetrit? Për shkak të cilave rrethana e kaluan natën bashkë? A e kishin planifikuar që më parë këtë? A kishin alternativë tjetër apo ekzistonin rrethana lehtësuese​—ndoshta një ngjarje e paparashikuar ose një urgjencë reale që nuk u la rrugëdalje tjetër përveçse të kalonin natën bashkë? (Ekl. 9:11) Si u sistemuan për të fjetur? Meqë çdo situatë është e ndryshme, mund të ketë edhe faktorë të tjerë që lidhen me këtë çështje që do të shqyrtohen nga pleqtë.

Pasi të jenë siguruar për të gjitha faktet, trupi i pleqve do të përcaktojë nëse sjellja e atyre të dyve përligj një veprim gjyqësor.