Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Barinj që punojnë për të mirën e popullit të Jehovait

Barinj që punojnë për të mirën e popullit të Jehovait

Shumë njerëz kanë mendim negativ për ata që kanë autoritet. E kush mund t’u vërë faj?! Historia ka treguar se njerëzit kanë abuzuar me autoritetin për arsye egoiste. (Mi 7:3) Sa mirënjohës ndihemi që pleqtë e kongregacionit stërviten ta përdorin autoritetin e tyre për të mirën e popullit të Jehovait!—Es 10:3; Mt 20:25, 26.

Ndryshe nga ata që kanë autoritet në këtë botë, pleqtë synojnë detyrën e mbikëqyrësit nga dashuria për Jehovain dhe popullin e tij. (Gjo 21:16; 1Pj 5:1-3) Nën drejtimin e Jezuit, këta barinj ndihmojnë secilin lajmëtar të ndihet pjesë e familjes së adhuruesve të Jehovait dhe të qëndrojnë pranë Tij. Ata janë gati kurdoherë t’u japin zemër deleve të Jehovait dhe t’i ndihmojnë kur lind një urgjencë mjekësore ose godet një katastrofë. Nëse ke nevojë për ndihmë, pse të mos marrësh iniciativën të kontaktosh një nga pleqtë e kongregacionit?—Jk 5:14.

SHIHNI VIDEON BARINJ QË KUJDESEN PËR KOPENË, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si nxori dobi Mariana nga ndihma që i dhanë pleqtë?

  • Si nxori dobi Eliasi nga ndihma që i dhanë pleqtë?

  • Pas kësaj videoje, si ndihesh për punën që bëjnë pleqtë?