Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pyetje nga lexuesit

Pyetje nga lexuesit

Çfarë ishte policia e tempullit jude? Cilat detyra kishte?

Një nga detyrat e shumta të levitëve që nuk shërbenin si priftërinj, ishte të shërbenin si forcë policore, nën komandën e kapitenit të tempullit. Shkrimtari jude Filo përshkruan detyrat e këtyre rojave: «Disa nga këta [levitë] qëndrojnë si derëtarë te hyrjet e tempullit. Të tjerë rrinë brenda [zonës së tempullit], para shenjtërores, për të ndaluar të hyjnë, me ose pa dashje, personat që nuk lejohen. Disa patrullojnë përqark tempullit me turne, natë e ditë, duke i bërë sytë katër.»

Kjo forcë policore ishte në dispozicion të Sinedrit. Veç kësaj, ishte i vetmi grup judenjsh që romakët e lejonin të mbante armë.

Studiuesi Joakim Jeremias thotë: «Kur qortoi rojat që shkuan ta kapnin, Jezui u tha që, edhe pse mësonte ditë për ditë në tempull, ata nuk e arrestuan. Fjalët e Jezuit kuptohen më qartë nëse ata që shkuan ta arrestonin, ishin nga policia e Tempullit.» (Mat. 26:55) I njëjti shkrimtar mendonte se edhe rojat që u dërguan ta arrestonin Jezuin në një rast të mëparshëm, ishin policë tempulli. (Gjoni 7:32, 45, 46) Kohë më vonë, rojat me kapitenin e tyre u dërguan të çonin para Sinedrit dishepujt e Jezuit, dhe ka shumë gjasa që po këta ta kenë nxjerrë zvarrë Pavlin nga tempulli.—Vep. 4:1-3; 5:17-27; 21:27-30.