Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ju kujtohet?

A ju kujtohet?

A i keni lexuar me kujdes numrat e Kullës së Rojës të këtij viti? Shihni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:

Çfarë sigurie na jep Jakovi 5:11 (shën.) kur thotë se Jehovai «ka shumë përzemërsi të ngrohtë» dhe është «i mëshirshëm»?

E dimë se Jehovai na tregon mëshirë duke qenë i gatshëm të na falë. Gjithashtu, Jakovi 5:11 na siguron se ai na vjen në ndihmë me përzemërsi. Bëjmë mirë ta imitojmë Perëndinë tonë.—w21.01, f. 21.

Pse e ka vendosur Jehovai parimin e kryesisë?

E ka vendosur nga dashuria. Falë këtij parimi, familja e adhuruesve të tij besnikë mund të funksionojë me rregull e të ketë paqe. Çdo pjesëtar i familjes që vepron në harmoni me këtë parim, e di kujt i takon t’i marrë vendimet përfundimtare dhe të sigurohet se po vihen në jetë.—w21.02, f. 3.

Pse duhet të bëjmë kujdes kur përdorim aplikacione për dërgimin e mesazheve?

Nëse dikush zgjedh të përdorë aplikacione a programe të tilla, duhet të mendojë mirë se me cilët po shoqërohet. Kjo është më e vështirë nëse bën pjesë në një grup të madh që shkëmben mesazhe. (1 Tim. 5:13) Ka dhe rreziqe të tjera, si përhapja e informacioneve të pavërtetuara dhe shfrytëzimi i vëllezërve në listën e kontakteve për përfitime materiale.—w21.03, f. 31.

Cilat janë disa arsye pse Perëndia lejoi që Jezui të vuante e të vdiste?

Një arsye është se duke u varur në shtyllë, Jezui bëri të mundur që judenjtë të çliroheshin nga një mallkim i veçantë. (Gal. 3:10, 13) Një arsye e dytë është se Jehovai po e stërviste Jezuin për rolin e tij si Kryeprift. Dhe së treti, besnikëria e Jezuit deri në vdekje tregoi se njerëzit mund të qëndrojnë besnikë edhe kur heqin sprova të rënda. (Jobi 1:9-11)—w21.04, f. 16-17.

Çfarë mund të bësh kur gjen pak njerëz në shërbim?

Mund të predikosh në orare kur ka më tepër gjasa të jenë në shtëpi. Mund të ndryshosh vendin. Gjithashtu mund të provosh një metodë tjetër, si për shembull të shkruash letra.—w21.05, f. 15-16.

Çfarë donte të thoshte apostulli Pavël me fjalët: «Ngaqë ndoqa ligjin, unë vdiqa për sa i përket ligjit.» (Gal. 2:19)

Ligji i Moisiut bëri të qartë se njerëzit e papërsosur janë mëkatarë dhe e drejtoi Izraelin te Krishti. (Gal. 3:19, 24) Si rezultat, Pavli e pranoi se Jezui ishte Krishti. Kështu ‘vdiq për sa i përket ligjit’, pra nuk ishte më nën autoritetin e tij.—w21.06, f. 31.

Pse Jehovai është një shembull i shkëlqyer qëndrueshmërie?

Jehovai po duron akuzat që njollosin emrin e tij, sfidën ndaj sovranitetit të tij, rebelimin e disa fëmijëve të tij, gënjeshtrat e pandërprera të Satanait, vuajtjet e shërbëtorëve të tij, ndarjen nga miqtë e tij që kanë vdekur, padrejtësitë e dhunën e të ligjve dhe shkatërrimin e veprës së duarve të tij.—w21.07, f. 9-12.

Çfarë shembulli të shkëlqyer durimi na ka lënë Jozefi?

Jozefit i bënë padrejtësi vëllezërit e vet. Si pasojë, përfundoi në Egjipt, ku e akuzuan në mënyrë të rreme dhe e burgosën për vite të tëra.—w21.08, f. 12.

Cilat shkundje të figurshme parathuhen te Hageu 2:6-9, 20-22?

Kombet kanë reaguar negativisht ndaj predikimit për Mbretërinë, por shumë njerëz kanë reaguar pozitivisht dhe e kanë pranuar të vërtetën. Së shpejti, do të ndodhë shkundja përfundimtare, pra kombet do të shkatërrohen.—w21.09, f. 15-19.

Pse nuk duhet të dorëzohemi në shërbim?

Jehovai i vëren përpjekjet tona dhe i gëzon zemra. Nëse nuk lodhemi ose nuk dorëzohemi, do të marrim jetën e përhershme.—w21.10, f. 25-26.

Si mund të na ndihmojë kapitulli 19 i Levitikut të zbatojmë këshillën: ‘Bëhuni të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj.’ (1 Pjet. 1:15)

Mbase në këtë varg Pjetri po citonte Levitikun 19:2. Kapitulli 19 jep shumë shembuj si ta zbatojmë në jetën e përditshme 1 Pjetrit 1:15.—w21.12, f. 3-4.