Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ide si ta përdorësh sitin

Ide si ta përdorësh sitin

Si të gjesh artikujt që ishin në faqen kryesore

Shumë vëllezër e motra i përdorin në shërbim artikujt që dalin në faqen kryesore të sitit jw.org. Është kollaj t’ua dërgosh të tjerëve në format elektronik. Gjithashtu, shpesh në to shpjegohet si i përmbushin ngjarjet e sotme profecitë e Biblës. E siç shkroi një vëlla, artikujt e faqes kryesore kanë qenë «fiks ajo që duhet për mënyrën si predikojmë sot».

Mirëpo, këta artikuj ndryshojnë rregullisht. Si t’i gjesh artikujt që nuk janë më në faqen kryesore?

  • Në faqen kryesore të jw.org kliko linkun «Lexo më shumë» poshtë artikullit kryesor, ose poshtë pjesës «Të përzgjedhura» nëse je në celular. Ky link të çon te faqja «Artikujt e publikuar së fundmi në faqen kryesore», ku mund të gjesh artikujt që kanë dalë kohët e fundit.

  • Në jw.org ose në JW Library®, kliko te «Bibliotekë», pastaj te «Seri me artikuj» dhe në fund «Tema të tjera». Kjo kategori përmban shumë nga artikujt që kanë dalë në faqen kryesore.