Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ide për studimin

Ide për studimin

Si të jemi të përditësuar me qartësimet e bindjeve tona

Çfarë privilegji është të jetojmë në një kohë kur Jehovai po e qartëson gjithnjë e më shumë atë që kuptojmë për Biblën! (Dan. 12:4) Megjithatë mund ta kemi të vështirë të jemi gjithnjë të përditësuar me ndryshimet që bëhen në mënyrën si i kuptojmë të vërtetat e Biblës. Ku mund t’i gjejmë këto qartësime dhe shpjegime?

• Në Treguesin e botimeve Watch Tower, te tema «Qartësohen bindjet», ka një listë të plotë me ndryshimet, të renditura sipas vitit. Ose për të parë një listë të përditësimeve, shkruaj «qartësohet kuptueshmëria» (me thonjëza dyshe) në hapësirën e kërkimit në Bibliotekën Watchtower ose në BIBLIOTEKËN ONLINE Watchtower.

Mjet kërkimesh për Dëshmitarët e Jehovait përmban një listë të reduktuar të përditësimeve, të renditura sipas temës. Shko te «Dëshmitarët e Jehovait», pastaj te «Pikëpamjet dhe bindjet» e më pas te «Qartësimi i bindjeve tona».

Për një projekt studimi personal, pse të mos zgjedhësh një përditësim që është bërë kohët e fundit, të studiosh si e kuptojmë tani këtë të vërtetë dhe të analizosh arsyet nga Shkrimet pse është bërë ky ndryshim?