Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Gjej në Bibël xhevahire që të vlejnë në jetë

Gjej në Bibël xhevahire që të vlejnë në jetë

IDE PËR STUDIMIN

Gjej në Bibël xhevahire që të vlejnë në jetë

Kur lexojmë Biblën mund të gjejmë xhevahire duke bërë kërkime. Por, si mund të përfitojmë sa më plotësisht nga leximi i Biblës?

Gërmo më thellë që të gjesh detaje të reja te historitë e Biblës. Për shembull, përcakto kush e shkroi një fragment, për kë dhe kur. Cilat ishin rrethanat e ngjarjes, e çfarë ndodhi para dhe pas?

Nxirr mësime duke menduar për pyetje të tilla, si: «Si ndiheshin personazhet për të cilët po lexoj? Çfarë cilësish shfaqën? Pse duhet t’i imitoj këto cilësi ose të përpiqem të mos i zhvilloj?»

Zbatoje atë që mësove në shërbim, në marrëdhënie me njerëzit a në aspekte të tjera. Duke bërë kështu, do të shfaqësh gjykim të thellë, ashtu siç thuhet në Bibël: «Të gjithë ata që i zbatojnë urdhërimet e tij, kanë gjykim të thellë.»—Psal. 111:10.

• Sugjerim: vër re si na ndihmon ta zbatojmë atë që mësojmë pjesa «Thesare nga Fjala e Perëndisë» në mbledhjen e mesjavës. Kjo pjesë përmban rregullisht pyetje që mund t’i bëjmë vetes, pika për të cilat mund të mendojmë më thellë dhe ilustrime që mund t’i shqyrtojmë.