Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Shkrimi i vitit 2014

«Ardhtë mbretëria jote.»Mateu 6:10

Shkrimi i vitit 2014

Rreth njëqind vjet më parë, Jehovai e vendosi Jezuin në fron si mbret në qiejt e padukshëm. Që atëherë, shërbëtorët e Perëndisë kanë shpallur me zell bekimet që do të sjellë Mbretëria e Krishtit. Imagjino pak! Nën udhëheqjen e dashur të Jezuit toka do të bëhet parajsë, plot me njerëz që e duan vërtet njëri-tjetrin. Nuk do të ketë më krime, as luftëra, as sëmundje, as vuajtje dhe as vdekje.

Së shpejti, këto bekime do të bëhen realitet. Mbretëria e Perëndisë është reale dhe do të vijë e do të plotësojë gjithçka që Jehovai ka si qëllim. Lutu që Mbretëria të vijë, tregoju të tjerëve për të dhe çmoje shumë shpresën që ke te gjithë sa do të bëjë për ty.