Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

NGJARJE TË SPIKATSHME NGA VITI I KALUAR

Raporte ligjore

Raporte ligjore

Apostulli Pavël i nxiti të krishterët: «Kujtoni ata që janë në vargonj, sikur të jeni në vargonj me ta.» (Hebr. 13:3) Si shërbëtorë të Jehovait, nuk harrojmë motrat dhe vëllezërit tanë besnikë dhe lutemi «për të gjithë ata që janë në poste të larta, që të vazhdojmë të bëjmë një jetë të qetë dhe të patrazuar, plot me përkushtim hyjnor dhe seriozitet».1 Tim. 2:1, 2, Efes. 6:18.

Më poshtë tregohen disa nga çështjet ligjore që kanë përballuar Dëshmitarët e Jehovait gjatë vitit të kaluar:

Vëllezërit tanë në Rusi vazhdojnë ‘të mësojnë dhe të shpallin pareshtur lajmin e mirë’, pavarësisht nga fushata e vazhdueshme e Kishës Ortodokse Ruse dhe e disa zyrtarëve qeveritarë për të ndaluar veprën tonë. (Vep. 5:42) Autoritetet ruse me këmbëngulje zbatojnë një ligj të paqartë për ekstremizmin. Fillimisht ky ligj kishte si qëllim të luftonte terrorizmin, por tani përdoret padrejtësisht kundër botimeve dhe vëllezërve tanë. Si pasojë, gjykatat ruse kanë shpallur se rreth 70 nga botimet tona përmbajnë shprehje «ekstremiste» dhe zyrtarët qeveritarë i kanë shtuar këto botime në listën e literaturës ekstremiste të ndaluar në Rusi. Bazuar te ky rrezik i supozuar, disa autoritete vendëse bastisin Sallat e Mbretërisë dhe shtëpitë e vëllezërve tanë që të gjejnë botime. Policia ndalon, fotografon dhe merr shenjat e gishtërinjve të shumë Dëshmitarëve ngaqë marrin pjesë në shërbim. Shpesh përpiqet t’i frikësojë duke i mbajtur në rajonin e policisë.

Duke filluar nga maji i 2013-s, gjashtëmbëdhjetë vëllezër e motra në qytetin e Taganrogut i kanë nxjerrë para gjyqit se organizojnë, ndjekin dhe marrin pjesë në mbledhjet e krishtere dhe në veprën e predikimit. Kjo është hera e parë, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, që Dëshmitarët përballen me ndjekje penale ngaqë praktikojnë besimin e tyre. Autoritetet në vende të tjera të Rusisë përpiqen t’i shtyjnë gjykatat ta shpallin «ekstremiste» literaturën tonë dhe t’i akuzojnë vëllezërit tanë si kriminelë, fajtorë për urrejtje fetare.

Eritre nuk është përmirësuar gjendja për motrat dhe vëllezërit tanë. Sipas të dhënave të korrikut 2013, ishin në burg 52 veta, përfshirë tetë vëllezër të paktën 70 vjeç, dhe gjashtë motra. Tre vëllezër, Paulos Ijasu, Isak Mogosi dhe Negede Teklemarijami, janë në burg që prej 24 shtatorit 1994, për shkak të qëndrimit të tyre asnjanës për shërbimin ushtarak.

Më shumë se gjysma e tyre gjenden në kampin e të burgosurve Maiter, që ndodhet në shkretëtirë në veri të kryeqytetit, Asmarës. Nga tetori i 2011-s deri në gusht të 2012-s, autoritetet ndëshkuan 25 nga vëllezërit tanë duke i futur në një kontenier llamarine gjysmë të groposur në tokë. Gjatë muajve të verës, ditën rojat i lejojnë të burgosurit të qëndrojnë jashtë që të shpëtojnë nga nxehtësia përvëluese që krijohet brenda kontenierit. Megjithatë, ushqimi dhe uji nuk janë të mjaftueshëm, prandaj shëndeti i vëllezërve është tepër i dobët. Mjerisht, Johanes Haile, një vëlla 68-vjeçar, vdiq në gusht të 2012-s për shkak të keqtrajtimit. Njësoj ndodhi edhe me Misgin Gebretinsën në vitin 2011.

Kirgizistan: Disa banorë të zonës e shkatërruan dy herë këtë Sallë