Kalo te përmbajtja

Kulla e Rojës—S’i afrohet asnjë revistë tjetër

Kulla e Rojës—S’i afrohet asnjë revistë tjetër

Kulla e Rojës ka tirazhin më të madh se çdo revistë tjetër në botë. Çdo numër i saj shtypet në më shumë se 42 milionë kopje. Zgjohuni! renditet e dyta me një tirazh prej 41 milionë kopjesh për çdo numër. Të dyja revistat botohen nga Dëshmitarët e Jehovait dhe shpërndahen në 236 vende.

Ku qëndrojnë botimet e tjera në krahasim me to? Sipas Shoqatës së Medias së Revistave, revista më e paguar në SHBA botohet nga AARP (Shoqata Amerikane e Pensionistëve), organizatë që synon të tërheqë njerëzit mbi 50 vjeç. Tirazhi i kësaj reviste është mbi 22,4 milionë kopje. Revista gjermane ADAC Motorwelt botohet mesatarisht në rreth 14 milionë kopje dhe revista kineze Gushi Hui (tregime) shtypet në 5,4 milionë kopje.

Sa për gazetat, numri një në qarkullim është gazeta japoneze Yomiuri Shimbun. Tirazhi i saj zakonisht i kalon 10 milionë kopjet.

Botimet e Dëshmitarëve spikatin edhe në lëmin e përkthimit. Kulla e Rojës përkthehet në më shumë se 190 gjuhë, kurse Zgjohuni! në më shumë se 80 gjuhë. Për të bërë një krahasim të thjeshtë, Reader’s Digest botohet në 21 gjuhë, edhe pse përmbajtja përshtatet sipas vendit.

Ndryshe nga revistat e përmendura më lart, Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! mbahen me anë të kontributeve, nuk mbështeten nga reklamat dhe nuk kanë një çmim fiks.

Qëllimi i Kullës së Rojës është të shpjegojë mësimet e Biblës, në veçanti çfarë thonë Shkrimet për Mbretërinë e Perëndisë. Ajo botohet pa ndërprerje që nga viti 1879. Zgjohuni! trajton tema të përgjithshme, si natyra dhe shkenca, me synimin që të ndërtojë besimin te Krijuesi. Gjithashtu, nxjerr në pah vlerën praktike që ka Bibla në jetën tonë.