Kalo te përmbajtja

A mund të pranojë një i krishterë trajtim mjekësor?

A mund të pranojë një i krishterë trajtim mjekësor?

Përgjigjja e Biblës

 Po. Jezui la të kuptohej se dishepujt e tij mund të kërkonin trajtim mjekësor kur tha se «të shëndetshmit nuk kanë nevojë për mjek, kurse të sëmurët po». (Mateu 9:12) Ndonëse Bibla nuk është manual mjekësor, ajo ka parime që i drejtojnë ata që duan t’i pëlqejnë Perëndisë.

Pyet veten:

 1. A e kuptoj trajtimin që më sugjerohet? Bibla na këshillon të kërkojmë informacion të besueshëm, në vend se ‘t’i besojmë çdo fjale’.—Proverbat 14:15.

 2. A duhet të bëj dy ose tri konsulta, para se të marr një vendim mjekësor? Mund të jenë të çmuar «shumë këshilltarë», sidomos nëse gjendja jote është e rëndë.—Proverbat 15:22.

 3. A bie ndesh trajtimi me urdhrin biblik që thotë ‘të rrimë larg nga gjaku’?—Veprat 15:20.

 4. A përfshin spiritizëm diagnoza ose trajtimi? «Marrja me spiritizëm» dënohet në Bibël. (Galatasve 5:19-21) Për të dalluar nëse përfshihet spiritizmi apo jo, mendo për këto pyetje:

  •   A përdor mjeku spiritizëm?

  •   A bazohet trajtimi në besimin se sëmundja shkaktohet nga perëndi të fyera ose armiq që përdorin shtrigërinë?

  •   A përdoren flijime, yshtje ose rite a sende të tjera spiritiste kur përgatitet ose përdoret mjekimi?

 5. A po bëhem i fiksuar pas shëndetit? Bibla këshillon: «Arsyetueshmërinë tuaj le ta njohin të gjithë njerëzit.» (Filipianëve 4:5) Arsyetueshmëria do të të ndihmojë të përqendrohesh te «gjërat më të rëndësishme», siç është koha që kalon në shërbim të Jehovait.—Filipianëve 1:10; Mateu 5:3.