Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Për skenat e filmit u dërguan mbi 27.500 kilogramë gurë të thërrmuar në studion Mt. Ebo

SI PËRDOREN DHURIMET E TUA

Prodhimi i videove për programin e kongresit rajonal 2020 «Gëzoni përherë»!

Prodhimi i videove për programin e kongresit rajonal 2020 «Gëzoni përherë»!

10 GUSHT 2020

 Videot në kongreset tona rajonale na prekin zemrën dhe na ndihmojnë t’i kuptojmë më mirë mësimet nga Bibla. Kongresi rajonal 2020 «Gëzoni përherë»! përmban 114 video, ku përfshihen edhe 43 fjalime nga anëtarët e Trupit Udhëheqës dhe ndihmësit e tyre. A ke menduar ndonjëherë sa shumë përpjekje dhe para janë dashur për të prodhuar këto video?

 Gati 900 vëllezër dhe motra nga e gjithë bota shpenzuan nga koha dhe përdorën aftësitë e tyre për të prodhuar videot e programit. Në më shumë se dy vjet harxhuan thuajse 100.000 orë. Këtu futen edhe 70.000 orët për të realizuar filmin 76-minutësh të bazuar në Bibël—Nehemia: «Gëzimi i Jehovait është kalaja juaj».

 Siç mund ta merrni me mend, ka një kosto goxha të lartë që të kujdesesh për vullnetarët vetëmohues, t’u sigurosh mbështetje teknike, pajisje dhe ambiente të domosdoshme për të përfunduar gjithë punën.

Xhared Gosman, që punon për Shërbimet e Audio-Videos, tregon:  «Komitetit të Mësimit të Trupit Udhëheqës i pëlqen të përfshijë copëza të kulturave dhe të vendeve të ndryshme në videot tona. Kjo veçori e pasqyron shumë bukur natyrën botërore të vëllazërisë sonë. Që të arrinin këtë, për projektin punuan së bashku 24 skuadra nga 11 vende. Përpjekje të tilla mbarëbotërore kërkojnë resurse, planifikim dhe koordinim kolosal.»

 Për shumë nga videot tona duheshin pajisje të specializuara dhe skena të përshtatshme. Për shembull, skenat për filmin Nehemia: «Gëzimi i Jehovait është kalaja juaj» u ndërtuan në studion Mt. Ebo në Paterson, Nju-Jork, SHBA. Që t’i përdornin sa më mirë fondet e dhuruara dhe ndërkohë të paraqitej saktë sfondi historik i filmit, vëllezërit ndërtuan panele të lehta që t’u ngjanin mureve të Jerusalemit të lashtë. Çdo panel prej druri ishte 6 metra i lartë, i veshur me shkumë dhe i lyer që të dukej si gur. Këto «mure» të lëvizshme që mund të përshtateshin kollaj, pakësuan numrin e skenave. Prapëseprapë, vetëm për të ndërtuar skenat e filmit, u harxhuan gati 100.000 dollarë. a

 Kur mësojmë për punën e madhe që është bërë për programin e kongresit rajonal të këtij viti, jemi jashtëzakonisht mirënjohës. Jemi të bindur se gjithë përpjekjet për të prodhuar këtë program do t’i sjellin lavdi Jehovait anembanë globit. Ju falënderojmë për dhurimet tuaja bujare për veprën mbarëbotërore nëpërmjet donate.pr418.com dhe mënyrave të tjera.

a Skenat për filmin Nehemia: «Gëzimi i Jehovait është kalaja juaj» u krijuan para pandemisë COVID-19. Distancimi fizik nuk ishte i nevojshëm në atë kohë.