Kalo te përmbajtja

Gjykata e Lartë e Uzbekistanit në Tashkent

8 NËNTOR 2018
UZBEKISTAN

Uzbekistani mbron të drejtën e Dëshmitarëve të Jehovait për të mbajtur botime të bazuara në Bibël

Uzbekistani mbron të drejtën e Dëshmitarëve të Jehovait për të mbajtur botime të bazuara në Bibël

Për një periudhë 6-mujore, duke filluar nga marsi i 2018-s, Gjykata e Lartë e Uzbekistanit dhe Gjykata Administrative e Karakalpakstanit, një republikë autonome në Uzbekistan, vendosën në favor të Dëshmitarëve të Jehovait për çështje që lidhen me lirinë tonë të besimit. Gjykata e Lartë anuloi 4 vendime të gjykatave të shkallëve më të ulëta dhe Gjykata Administrative anuloi një vendim tjetër.

Timur Sadanovi, një nga Dëshmitarët e shfajësuar nga Gjykata e Lartë e Uzbekistanit

Disa çështje u ngritën kur policia konfiskoi botime të bazuara në Bibël, si dhe pajisje elektronike që përmbanin kopje të saj. Si pasojë, gjykatat më të ulëta i shpallën fajtorë vëllezërit dhe u vunë gjoba bazuar në një ligj që nga disa interpretohet sikur ndalon shpërndarjen e materialeve fetare. Jemi të lumtur që këto vendime të fundit i shfajësojnë vëllezërit tanë, dhe kështu nuk u duhet të paguajnë gjobat.

Dëshmitarët anembanë gëzojnë për këto zhvillime dhe u janë mirënjohës autoriteteve e, mbi të gjitha, Jehovait për drejtimin dhe mbështetjen e tij «në mbrojtjen dhe në themelimin ligjërisht të lajmit të mirë».—Filipianëve 1:7.