Kalo te përmbajtja

19 KORRIK 2019
DANIMARKË

Ngjarje e shënuar: Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në islandisht

Ngjarje e shënuar: Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në islandisht

Më 19 korrik 2019, vëlla Stivën Leti, anëtar i Trupit Udhëheqës, prezantoi me entuziazëm Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në islandisht në kongresin ndërkombëtar në Kopenhagë, Danimarkë.

Të premten në mëngjes drejtuesi i programit ftoi të gjithë ata që shërbejnë në fushën e gjuhës islandeze të mblidheshin në një sallë të vogël brenda stadiumit, gjatë pushimit të drekës. Gjatë kësaj mbledhjeje speciale, vëlla Leti i dha nga një Bibël secilit nga 341 vëllezërit e motrat mirënjohës që ishin aty.

Islandezët kanë punuar prej shekujsh për të përkthyer Biblën në gjuhën e tyre. Më 1540 Odur Gotskaulksoni botoi përkthimin e parë të Shkrimeve të Krishtere Greke në islandisht. Që nga viti 2010 motrat e vëllezërit islandezë kanë përdorur Bible of the 21st Century, botuar nga Icelandic Bible Company. Tani mezi presin të përdorin përkthimin e ri ndërsa u predikojnë lajmin e mirë më shumë se 300.000 vetave që flasin këtë gjuhë.

Një vëlla nga skuadra e përkthimit tha: «Për përkthimin e Shkrimeve të Krishtere Greke në islandisht u deshën thuajse katër vjet. Ky përkthim është unik, sepse rivendos emrin e Jehovait aty ku duhej të ishte. Kjo është në përputhje me lutjen e Jezuit, të dokumentuar te Gjoni 17:26: ‘Unë ua kam bërë të njohur emrin tënd dhe do ta bëj të njohur.’»

I jemi mirënjohës Jehovait që vazhdon të na bekojë teksa përmbushim detyrën për të predikuar lajmin e mirë në gjithë tokën e banuar. Dhe në një masë të konsiderueshme kjo arrihet nëpërmjet përkthimit të Biblës. Lutemi që shumë të tjerë të kenë dëshirë të mësojnë për ‘gjërat madhështore të Perëndisë’ ndërsa lexojnë Fjalën e tij në gjuhën e tyre amtare.—Veprat 2:11.